Reagim i ashpër i Gëzim Kelmendit ndaj drejtorit të Policisë: Komunizmi ka përfunduar!

Aktuale

Reagim i ashpër i Gëzim Kelmendit ndaj drejtorit të Policisë: Komunizmi ka përfunduar!

Nga: N.Sh Më: 14 shtator 2018 Në ora: 20:30
Gëzim Kelmendi

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka kërkuar nga policia që të ndalojnë praktikumin e obligimeve fetare në orar të punës.

Kelmendi thotë se kjo është shkelje e të drejtave të policëve dhe kundër kushtetutës së Kosovës.

Ai thotë se ka përfunduar komunizmi, dhe tregon se në SHBA dhe BE, policia dhe ushtria praktikojnë lirshëm obligimet e tyre fetare, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë:

Mos i shkelni të drejtat e policëve, ka përënduar komunizmi.

Policët gëzojnë të drejtën ligjore dhe kushtetuese të shkojnë edhe në xhamia edhe në kisha.

Deklarata e drejtorit të policisë së Kosovës Rashit Qalaj kundër praktikimit të obligimeve fetare në xhami apo kisha nga policët e Kosovës, është deklatatë kundër kushtetutës së Republikës së Kosovës, kundër ligjeve në fuqi dhe kundër drejtave të njeriut.

Drejtori Qalaj duhet ta dijë se edhe në SHBA edhe në BE, policët dhe ushtarët praktikojnë lirshëm obligimet e tyre fetare gjatë orarit të punës.

Bile ata përveç që shkojnë në xhamia dhe kisha, ata kanë edhe faltoret nëpër kampe dhe stacione policore dhe ushtarake.

Drejtori Qalaj duhet ta ketë parasysh që Kosova është vend demokratik dhe jo vend komunist.

Komunizmi ka përënduar.

Policia është shtylla e shtetit të Kosovës.

Çdo shkelje e të drejtavë të policëve të Kosovës, është shkelje e shtetit të Kosovës, është shkelje mbi gjakun e dëshmorëve.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat