Paralajmëron ish-agjenti i SHIK-ut: Kosova drejt një pastrimi tjetër etnik

Aktuale

Paralajmëron ish-agjenti i SHIK-ut: Kosova drejt një pastrimi tjetër etnik

Nga: N.H Më: 15 shtator 2018 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka bërë një paralajmërim të frikshëm, duke thënë se Kosova është duke shkuar drejt një pastrimi tjetër etnik, njëjtë siç thotë ai që kishte ndodhur në vitin 2000.

“Kosova drejt një pastrimit tjetër etnik prapë akterët e njëjtë sikur me 2 dhe 3 shkurt 2000 në Mitrovicën e Veriut”, ka shkruar shkurtimisht në llogarinë e tij në Facebook, Naim Miftari.

Ndërkohë, edhe një ish-zyrtar i administratës amerikane, nga koha e presidentit Obama, ka përkrahur këmbimin e territoreve që po negociohet mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, edhe pse e ka pranuar se zgjidhja e tillë do të shpjerë në “spastrim etnik” në Kosovë dhe në Kosovën Lindore.

Kështu ka deklaruar Charles A. Kupchan, ish-zyrtar i lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare të presidentit të SHBA-së në vitet 2014-2017, në një opinion të botuar në “The New York Times.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat