Ilir Deda thotë se Thaçi s’i di kuptimet e fjalëve që thotë

Aktuale

Ilir Deda thotë se Thaçi s’i di kuptimet e fjalëve që thotë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 13:20
Ilir Deda

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se Hashim Thaçi nuk e di kuptimin e fjalëve korrigjim kufijsh kur flet për një marrëveshje të mundshme me Serbinë. Ka thënë se Presidenti s’ka njohur as për të drejtën ndërkombëtare, e cila lejon korrigjimin e kufijve ndërmjet shteteve që kanë njohur njëra-tjetrën.

“E drejta ndërkombëtare e njeh korrigjimin e kufijve ku ka jo-konsistencë gjeografike po jo etnike DHE bëhet vetëm ndërmjet shteteve anëtare të OKB-së që e njohin pavarësinë e njëra tjetrës. Përallat e Thaçit nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare”, ka shkruar Deda, në një reagim në Fb, pas një shkrimi të gjatë të Thaçit se rasti i Kosovës është rast i vecantë derisa korrigjimin e kufijve lejon e drejta ndërkombëtare

““Sui generis”, apo Kosova si rast i veçantë, ka të bëjë me shpalljen e pavarësisë, dhe këtë veçanti e kanë njohur mbi 110 shtete të botës, si dhe e ka legjitimuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kjo NUK DO TË THOTË eksperiment, korrigjim etnik i kufijve dhe pastrim etnik në paqe”, ka shtuar ai.

“A është shumë me pritë prej Kryetarit të shtetit ta dijë kuptimin e fjalëve që i thotë?”, ka pyetur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat