Alarmon Berisha: A po dorëzohet shteti përball hajnave

Aktuale

Alarmon Berisha: A po dorëzohet shteti përball hajnave

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 14:05
Besnik Berisha

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Berisha ka thënë se shteti po dorëzohet përball hajnave që po terrorizojnë çdo ditë.

Në një postimi në Facebook, ai ka shkruar se “diçka nuk po funksionon, ose dikush nga shteti po i ndihmon”.

Postimi i plotë:

SIGURIA NE VEND, a po dorezohet shteti perball hajnave qe po terrorizojne cdo dite;

Ne vecanti viteve te fundit, hajnat jane trimeruar dhe po operojne aq shume ne Kosove, saqe ne pike te dites, ne mes te rruges dhe pa frike nga askush, nuk lane banke e institucion mikrofinanciar pa e grabitur.

Grabitjet po realizohen aq thjeshte e lehte per ata, saqe pa fije frike, me vetura te vjedhura, te armatosur rende e te maskuar deri ne dhembe, po terrorizojne qytetaret, sikur mos te kishte fare polici e siguri ne kete vend.

Madje, perderisa prokuroria dhe policia po "vazhdojne hetimet", hajnat edhe me shume po vazhdojne te papenguar me grabitjet.

Dicka nuk po funksionon, ose dikush nga shteti po i ndihmon.

Koha per t'u alarmuar te gjithe, para se te kemi edhe viktima ne njerez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat