Kurti tregon propagandën e Qeverisë për liberalizimin e vizave, tmerr nëse ndodhë kjo!

Aktuale

Kurti tregon propagandën e Qeverisë për liberalizimin e vizave, tmerr nëse ndodhë kjo!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 15 shtator 2018 Në ora: 17:23
Ilustrim

Kryetar i Republikanët e Kosovës, prof. Faton Kurti pyet qeveritarët se a do të lanë më shqiptarë në trojet tona duke marr parasysh 40.000 tërheqje nga nënshtetësia e Kosovës dhe nga ajo e Shqipërisë 70.000, vetëm brenda 6 muajve të fundit.

Sipas raportit, “Analiza e Pulsit Publik– Sfidat dhe Këndvështrimet e Rinisë në Kosovë”, prezantuar nga UNDP dhe USAID në Kosovë – pothuajse 60 për qind e të anketuarve raportuan se ka gjasa që të konsiderojnë largimin nga Kosova!

Të anketuarit nga grupmosha 25-35 vjeç e konsiderojnë situatën e përgjithshme politike si problemin kryesor.

Image
Faton Kurti

“Qytetarët e Kosovës tanimë prej dy dekadash mashtrohen nga qeveritarët tanë që do të marrin liberalizimin e vizave për të udhëtuar të lirë në Bashkësinë Evropiane. Shkaku, përse kjo nuk ndodhi deri më tani janë politikanët e paaftë dhe të korruptuar të cilët as nuk mundeshin dhe as nuk kishin ndërmend t’i plotësonin kushtet për liberalizim! Sepse kjo do të thoshte ligjvënie, shtet ligjor dhe të pakorruptuar teksa ata kanë bërë krejt të kundërtën deri më tani”, thotë Kurti për gazetën “Bota sot”.

Kurti pohon se, Qeveria është e paaftë për të zbatuar vetingun në drejtësi, për të luftuar krimin, për ta zhvilluar ekonominë dhe për ta punësuar popullatën më të re ne Evropë.

“Të njëjtët politikanë prej 20 vitesh na shesin si prioritetin më të lartë shtetëror liberalizimin e vizave që nuk do të thotë asgjë tjetër përveçse një ikje masive të popullatës së Kosovës drejt BE-së për të gjetur një jetë më të mirë”, pohon ai.

Sipas tij, qytetarët tanë duhet ta kuptojnë se odisea e një emigranti atje është më shumë sfida dhe sakrifica. “Në fund edhe nëse keni arritur pak sukses, shpejt do të kuptoni se ato gjëra i kishit arritur edhe në vendin tuaj por vetëm se pa të gjitha ato sfida rraskapitëse dhe poshtëruese”.

“Propaganda e një jete si në parajsë në diasporë nuk është asgjë tjetër vetëm se një nxitje që qytetarët tanë sapo t’i marrin vizat të largohen nga këtu dhe t’i braktisin masivisht trojet dhe pastaj këta të njëjtit t’i grabisin tokat dhe shtëpitë e tyre thuajse falas”, thekson ai.

Kurti pohon se, liberalizimi i vizave nuk është asgjë tjetër vetëm se një leje për të vizituar shtetet e Shengenit për një kohë të limituar (jo më shumë se 90 ditë) dhe kjo nuk bëhet pa shumë financa sepse jeta në këto shtete është tepër e shtrenjtë gati e pamundur për buxhetin e të ardhurat tona saqë me një rrogë njëmujore të këtushme atje nuk mund të mbijetoni as dhe një ditë.

“Koha për të vizituar shtetet e Shengenit është krejt e limituar dhe nuk keni të drejtë të merreni me asnjë lloj pune, nëse punoni ilegalisht menjëherë do të largoheni nga ai shtet dhe viza juaj do të anulohet për vite me radhë. Ndonëse ngjanë e pamundur, në kushtet e këtij pesimizmi total që ka pushtuar shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, ndryshimi i vërtetë jeni ju duke larguar këtë klasë politike të korruptuar. Ata janë e keqja dhe sëmundja, virusi i së keqes ju kap edhe pse tentoni të ikni larg. Ndryshimin mund ta bëni sidomos ju të rinjtë, ju jeni të shkolluar, të edukuar, të aftë për të marrë në dorë të ardhmen e Kosovës”, thekson ai.

“Mos harroni e kemi vetëm një Atdhe, e këtë e them nga përvoja në emigracion. Kam jetuar më shumë se tre dekada në Gjermani dhe SHBA, jam shkolluar dhe formuar atje si njeri dhe si akademik por jeta në dy kontinente më ka mësuar se nëse nuk do e bëjmë ne Kosovën, kush do ta bëjë për ne!!! Besomëni, askush nuk do ta zhvillojë Kosovën dhe aq më pak kjo klikë qeverisëse, e pashkolluar e kalbur deri në ekstremitete dhe që ndërsa vetë noton në luksin e hajnisë popullit i rezervon kockat e destinuara për në mbeturina”, thotë  Kurti.

Në fund, kreu i Republikanëve, Faton Kurti thotë se, vizat thjesht janë një karamele, grep për t'ju larguar nga vendi e të lëshoni tokat tuaja ndërsa qeveritarët e korruptuar po e falin atë para syve tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat