Agjencitë turistike kërkojnë që taksa për autobus të jetë 5 euro

Aktuale

Agjencitë turistike kërkojnë që taksa për autobus të jetë 5 euro

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 15:00
Ilustrim

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve reagon për lartësinë e taksës së aplikuar ne rrugën e kombit.

Agjencitë turistike për transportin e udhëtarëve nga Kosova në mënyrë unanime kërkojnë që taksa për autobus të jetë pesë euro.

“Kjo shoqatë nuk është kundër taksës rrugore por përkundrazi ka dhënë kontributin e saj në takimet e mbajtura të nivelit qeveritar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për të ardhur deri tek një zgjidhje e pranueshme për pagesën e taksës për autobus”, thuhet në një komunikatë e lëshuar nga Oda Ekonomike e Kosovës pas takimit që pati me shoqatën e Transportit Rrugor të Kosovës.

Siq thuhet në komunikatë jashtë sezonës, janë 20 deri në 30 autobusë që në baza ditore mbajnë linjat e rregullta nga Kosova në Shqipëri.

“Gjatë vikendeve numri i autobusëve që qarkullojnë në rrugën e kombit arrijnë shifrën nga 50 deri në 60 autobus, ndërkaq gjatë sezonës turistike kjo shifër arrin deri në 100 autobusë përgjatë ditës”, thuhet në njoftim.

Sipas tarifave të reja një autobus për të kaluar nëpër rrugën e Kombit duhet të paguajë 10 euro, ndërsa për vetura 5 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat