Isa Mustafa ka një porosi për Teuta Rugovën: E merr vesh më vonë

Aktuale

Isa Mustafa ka një porosi për Teuta Rugovën: E merr vesh më vonë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 20:59
Isa Mustafa dhe Teuta Rugova

Kryetari i Lidhjes Demokratike i Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pasur një porosi për deputeten e kësaj partie, Teuta Rugova, duke thënë se ajo si deputete duhet ta kuptojë se me votat e kujt ka ardhur në këtë pozitë, ose do ta kuptojë më vonë.

Mustafa: Më vonë e merr vesh

“Ne nuk kemi vetëm Teuta Rugovën, e cila ka dalë ndonjëherë nga rendi i partisë. Në mandatin e kaluar kemi pasur edhe disa deputetë të tjerë që votonin drejtpërdrejt kundër meje dhe kundër partisë së vet dhe i kemi lënë ashtu. Le të marrin mend vetë, edhe Teuta vetë duhet me marrë mend, që vetë të përcaktojë me kënd është. Nëse është me ne, rri me ne, nëse nuk është ajo vendos për kënd është se ne nuk jemi parti që varemi prej një vote...Ajo që është me më rëndësi se ajo si deputete duhet ta respektojë vetveten dhe ta di se me votat e kujt ka ardhur në Kuvend. Nëse nuk e di, më vonë e merr vesh ashtu sikurse po na ndodh që tash disa prej deputetëve tanë po e marrin vesh çfarë kanë vepruar në mandatin e kaluar”, është shprehur ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Ndryshe, kritikat e kreut të LDK-së vijnë pasi Teuta Rugova mori pjesë  në seancën e Kuvendit ku në rend dite ishte debati për delegacionin qeveritar në dialogun me Serbinë, në të cilën opozita nuk mori pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat