Thaçi: Askush nuk mund të njollosë ushtarët e UÇK-së

Aktuale

Thaçi: Askush nuk mund të njollosë ushtarët e UÇK-së

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 11:14
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti Hashim Thaçi është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket listave të veteranëve të luftës, duke thënë se askujt nuk mund t’i mohohet angazhimi gjatë luftës dhe se njëkohësisht askush nuk mund të thirret luftëtar pa luftuar.

Këtë deklaratë i pari i vendit e bëri në një konferencë për media, ku theksoi se duhet pasur kujdes që këtij procesi mos t’i jepen ngjyrime politike.

Thaçi: Askush nuk ka të drejt t’i njollosë ushtarët e UÇK-së

“Unë dua të besoj që  do të ndodhin ato përmirësime që duhet të ndodhin. Duhet të evitohen dobësitë që eventualisht kanë ndodhur. Se a duhet të tejkalohen këto deformime, duhet të tejkalohen patjetër. Nuk i zgjidh këto çështje politika, as deklarimet politike të kujtdo qofshin ato, as fyerjet për njëri tjetrin. Shihet që kanë bërë lëshime në shumë drejtime, kështu që t'i japim mbështetje të plotë sistemit të drejtësisë, por askujt  të mos i mohohet angazhimi, përpjekja dhe lufta e tij. Askush nuk ka të drejtë t’i njollosë ushtarët e UÇK-së. Në të njëjtën kohë, askush nuk ka të drejtë të merr primatin e luftëtarit duke mos qenë luftëtar", tha  presidenti Thaçi.

Ai tha se duhet shikuar edhe plotësimi i ligjit, për të evituar ‘pështjellime të tilla’ çfarë kanë ndodhur.

Tutje, i pari i vendit ka mohuar të jetë në dijeni se kryeministri Ramush Haradinaj do të takohet me kryeshefin e shërbimit serb në shtëpinë e Milan Radojçiqit në veri.

Thaçi: Nuk kam informata për këtë

“Unë nuk kam informata dhe nuk dua të besoj”, u përgjigj ai.

Thaçi ka folur edhe për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, me ç’rast ka deklaruar se do t’i shpallë ato në rast se partitë politike merren vesh, duke i kthyer kështu përgjigje kreut të LDK-së Isa Mustafës.

Thaçi: Nëse partitë politike merren vesh, unë i aprovoj zgjedhjet menjëherë

“Përderisa kemi këtë rrethanë, unë jam i detyruar si president i vendit të respektojë në tërësi mandatin kushtetues dhe ligjor. Kështu që është çështje e partive politike. Nëse ato merren vesh për zgjedhje të jashtëzakonshme, unë e aprovoj menjëherë. Nëse vazhdon së dëshmuari mazhoranca çfarë po dëshmohet, atëherë askush nuk mund të kontestojë  legjimitetin e institucioneve”, deklaroi ai.

Thaçi: Korrigjimi i kufirit i domosdoshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë thirrje edhe njëherë skenës politike për bashkëpunim në mënyrë që të përmbyllet sa më shpejt procesi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, me një marrëveshje përfundimtare të obligueshme për të dyja palët. Ndërkohë që është shprehur i sigurt se Kosova do të marrë njohjen nga Serbia.

E që kjo të ndodhë, i pari i vendit ka përsëritur se kompromisi me Serbinë arrihet nëse ka kompromis dhe përmes korrigjimit të kufirit.

Përkundër optimizmit se Kosova nuk ka qenë asnjëherë më afër marrëveshjes me Serbinë, Thaçi  ka shtuar se për fat të keq, me gjithë përpjekjet maksimale të BE-së dhe SHBA-së, Serbia nuk po e bën një gjë të tillë.

Ai ka folur edhe për mundësinë që Rusia të tërheqë veton për Kosovën nga Këshilli i Sigurimit, me ç’rast ka thënë se as kjo nuk po ndodh me gjithë përpjekjet maksimale të partnerëve.

Thaçi: Nuk besoj që KS do t’i vë sanksione Serbisë që ta njohë Kosovën

“Mund t’ju them që askush nuk bën të shpresojë, se do ta detyrojë me forcë Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, nuk e besoj që Këshilli i Sigurimit do t’i vë sanksione Serbisë që ta njohë Kosovën. Dëshiroj të potencoj se korrigjimi është i domosdoshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërshtetërore vetëm në mënyrë paqësore dhe jo me luftë”, tha ai.

Kreu i vendit ka siguruar se te vendet fqinje nuk ka panik sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi në rast se kjo e fundit është paqësore dhe nënkupton njohje reciproke për të dyja palët.

Thaçi: Të paqëndrueshëm zërat që thonë se marrëveshja Kosovë-Serbi krijon destabilitet

“Nuk është asnjë panik, frikë, shqetësim te fqinjët e Kosovës, në rast se Kosova arrin marrëveshje Kosovë-Serbi, një marrëveshje paqësore që nënkupton njohjen reciproke. Prandaj zërat që pretendojnë me përhap dezinformata se arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi do të ndikojë në destabilitet janë të paqëndrueshme, të paargumentuara dhe në asnjë rrethanë nuk do të merren parasysh”, është shprehur i pari i vendit.

Ai shprehu bindjen e tij të plotë se me arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, hapen dyert për anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE, ndërsa theksoi se në të kundërtën as Serbia dhe as Kosova nuk mund të bëjnë hapa drejt pretendimeve të tyre euroatlantike.

Ndërkaq deklaratën e  ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili tha se njohja e Kosovës nga Serbia është e pamundur dhe mund të ndodhë “kur të bën shelgu rrush”, i pari i vendit e quajti deklaratë elektorale.

Thaçi: Serbia dhe Kosova s’mund të bëjnë hapa drejt BE-së pa  marrëveshje

“Sa i përket ministrit të jashtëm të Serbisë, nuk dëshiroj t’i komentoj ata dhe deklarimet elektorale të tyre. Sido që të jetë, ne të gjithë në Kosovë duhet t’i shikojmë prioritet tona, platformën tonë, agjendën tonë dhe të arrijmë një marrëveshje që nënkupton njohjen reciproke dhe të mos merremi me politika ditore, por të marrim veprime strategjike që çojnë vendin drejt NATO-s dhe BE-s e OKB-s. Por një gjë është më se e qartë, as Serbia nuk mund ta bëjë asnjë hap drejt perspektivës evropiane pa arrit marrëveshje paqësore me Kosovën. Sikurse që edhe ne do të jemi në status-quo pa marrëveshje të fqinjësisë së mirë”, deklaroi ai.

I pari i vendit shtoi se marrëveshja potenciale që mund të rezultojë me korrigjimin paqësor të kufijve, mund të shërbejë si precedent pozitiv për zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore. Ndërsa theksoi se bartësit e institucioneve të Kosovës janë unikë për domosdoshmërinë e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë, që nënkupton njohjen reciproke

Thaçi për listat e veteranëve: Askush nuk mund të njollos ushtarët e UÇK-së

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot në një konferencë për media është pyetur nga gazetarët edhe për listat me emra të “veteranëve të rrejshëm” që janë publikuar në media, ku në mesin e tyre e kanë gjetur emrin edhe ata veteranët që kanë qenë përnjëmend në luftë.

Presidenti tha se në këtë rast duhet të jenë të kujdesshëm që këtij procesi mos t’i japin ngjyrime politike.

 “Unë du me besu se do të ndodhin ato përmirësime që duhet të ndodhin. Duhet të tejkalohen këto deformime. Shihet që kanë bërë lëshime në shumë drejtime, kështu që t'i japim mbështetje të plotë drejtësisë, por askujt  të mos ia mohojmë luftën e tij. Askush nuk mund të njollosë ushtarët e UÇK-së. Por edhe askujt të mos i jepet primati i luftëtarit pa qenë luftëtar", tha  presidenti Thaçi.

Thaçi: Serbia nuk mund të bëjë asnjë hap përpara pa marrëveshje me Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi është i sigurt se Kosova do të marrë njohjen nga Serbia.

Deklaratë elektorale, e ka quajtur presidenti Thaçi deklarimin e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili tha se njohja e Kosovës nga Serbia është e pamundur dhe mund të ndodhë “kur të bën shelnja rrush”.

“Nuk dëshiroj të komentoj deklaratat elektorale në Serbi, por në Kosovë duhet të fokusohemi në arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Thaçi në konferencën për media.

Presidenti thotë se as Serbia nuk mund ta bëj as edhe një hap drejt integrimit evropian, pa marrëveshjen paqësore me Kosovën.

Presidenti  nuk  e beson që dikush nga spektri politik i Kosovës  mund të jetë kundër bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Nuk besoj se dikush nga bartësit e institucioneve janë kundër bashkëngjitjes së territoreve të Luginës së Preshevës”, ka thënë Thaçi.

“Bartësit e institucioneve të Kosovës janë unikë për donmosdoshmërinë e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë, që nënkupton njohjen reciproke”, ka thënë presidenti.

Presidenti Thaçi konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 11:15, do të mbajë konferencë për media.

Konferenca mbahet në Kabinetin e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat