Krasniqi: Përderisa Pacolli luan, Kosova mbetet pa ambasador në shtete të rëndësishme

Aktuale

Krasniqi: Përderisa Pacolli luan, Kosova mbetet pa ambasador në shtete të rëndësishme

Nga: N.H Më: 18 shtator 2018 Në ora: 20:35
Behgjet Pacolli

Albert Krasniqi, përmes një postimi në Facenook, ka kritikuar pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, në një emision argëtues, në një kohë kur Kosova është pa ambasador në disa prej shteteve të rëndësishme.

Ai thotë se, përderisa ministri argëtohet e luan ‘bzzz’ në emisione, ne duhet të presim 22 partnerët e koalicionit qeverisës që të merren vesh për emërimin e dostave e bashkëpartiakëve në këto pozita të larta.

Sipas Krasniqit, krejt kjo po ndodh në kohën kur “Kosova duhet të intensifikoj përpjekjet e saj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe të lobojë për liberalizimin e regjimit të vizave te Këshilli i BE-së.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Përderisa Ministri i Punëve të Jashtme luan “Bzzz”, Kosova është pa ambasador në disa shtete të rëndësishme.

Duhet pritur 22 partnerët e koalicionit të merren vesh për ndarjen e tallit, që të emërojnë dostat dhe bashkë partiakët në këto pozita, ndërsa ambasadorët e karrierës sillën nëpër Prishtinë.

Krejt kjo në kohën kur Kosova duhet të intensifikoj përpjekjet e saj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si INTERPOL, të lobojë për liberalizimin e regjimit të vizave te Këshilli i BE-së, të parandalojë përpjekjet destruktive të Serbisë për të penguar njohjet e reja për Kosovën dhe tërheqjen e njohjeve ekzistuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat