Ish-ambasadori: Askush nuk e ka seriozisht me e ndal trekëndëshin Thaçi-Mogherini-Vuçiq

Aktuale

Ish-ambasadori: Askush nuk e ka seriozisht me e ndal trekëndëshin Thaçi-Mogherini-Vuçiq

Nga: N.H Më: 19 shtator 2018 Në ora: 11:12
Thaçi - Mogherini-Vuçiq

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, thotë se në këtë vend askush nuk e ka seriozisht me e ndal trekëndëshin Thaçi - Mogherini-Vuçiq në ndarjen e Kosovës.

Ai thotë se, nuk e ka të qartë se si opozita nuk mund të punoj se bashku për interesat ekzistenciale të vendit.

Ja postimi i tij i plotë:

Po me duket se ne këtë vend askush nuk e ka seriozisht me e ndal trekëndëshin Thaçi - Mogherini-Vuçiq nq ndarjen e Kosovës. Nuk e kam te qarte se si opozita nuk mund te punoj se bashku për interesat ekzistenciale te vendit, kur lumi i zhvillimeve politike në këtë drejtim është duke ecur me shpejtësi shume me te madhe se sa veprimet e opozitës. Letra e përbashkët e opozitës si po duket ishte vetëm një fluske, dhe jo një kurs i përbashkët i veprimeve.

Kjo është as me shume dhe as me pak se mungese e sensit te tejkalimit te interesave te ngushta partiake opozitare ne dobi te interesave te vendit. Nëse prisni qe Thaçi dhe Vucici ta nënshkruajnë marrëveshjen dhe pastaj atë ta rrezoni ne Kuvend, dijeni se Kosova do te dal humbëse pavarësisht epilogut te votimit, dhe për një kohe te gjate nuk do te mundet ta merre veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat