Paralajmërimi i rrezikshëm: Ballkani është zjarr dhe barot, mund të eksplodon në çdo kohë

Aktuale

Paralajmërimi i rrezikshëm: Ballkani është zjarr dhe barot, mund të eksplodon në çdo kohë

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:50
Harta e Ballkanit

Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet domosdoshmërisht me dal para Kuvendit të Kosovës dhe popullit që të tregon se dhe çka duhet të korrigjohet me kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kelmendi shkruan në Facebook, se duhet me ditë kujt po i mbesin Ujmani, Mitrovica dhe Trepça si dhe çka merr Kosova, tërë Luginën apo vetëm ndonjë pjesë të saj si dhe të tregon se kush qëndron prapa këtij korrigjimi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tutje pohon se, Ballkani është zjarr dhe barot që mund të shpërthjen në çdo kohë.

Lexojeni postimin e plotë:

Domosdoshmeri!

Z.Thaci kerokehet qe te dali para Kuvendit te Kosoves dhe popullit tone dhe te tregon se si dhe cka duhet te kirigjohet ne kufin ne mes Kosoves dhe Serbise.

Mjafte me deklarata bishe ne konferenca per shtyp.

Kjo nuk tolerohet.

Duhet te dihet:

Cka merr Kosova dhe cka humb?

Kujte do t'i mbetet UJMANI, MITROVICA dhe TREPCA?

Cka merr shteti shovenist serb?

Tere Lugina apo vetem pjese te saj bashkohen me Kosove?

Kush qendron prapa ketij korigjimi?

C'fare roli kane SHBA-te!

Cka pas kirigjimit dhe me ate a bashkohet Kosova dhe Shqiperia?

Nga gjendja e krijuar eshte anomali te mendohet se kirigjimi i kufitit eshte veper e Thacit-Vucic!

Nuk e mendoj kete!

Keta jane te vegjel dhe pa force qe te bejne nje korigjim te kufirit dhe UE, Anglia, Gjermania, Franca dhe SHBA-te te pajtohen dhe vetem te shikojne.

Eshte investuar shume nga UE dhe SHBA-te qe ketyre dy njerezeve te pa denje dhe tipik injorant te iu lihet Ballkani dhe ata dy te vendosin.

Kete nuk e lejojne kurre SHBA--te.

Ballkani eshte zjarr dhe barot.

Mund te eksplodon ne cdo kohe.

Kete duhet ndaluar.... MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat