Avdyli: Turp për ju që hartuat eliminimin e ministrit e sot po heshtni

Aktuale

Avdyli: Turp për ju që hartuat eliminimin e ministrit e sot po heshtni

Nga: G.B Më: 21 shtator 2018 Në ora: 11:54
Homazhe në nderim të ministrit të luftës, heroit të kombit, kolonel Ahmet Krasniqi

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka bërë homazhe në nderim të ministrit të luftës, heroit të kombit, kolonel Ahmet Krasniqi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se turpi qoftë mbi ata që hartuan dhe ekzekutuan planin ogurzi për vrasjen e tij e sot po heshtin, dhe për ata që e dinë se kush ishte udhëheqësi, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Sot në nderim të Ministrit të luftës, Ahmet Krasniqit. Turpi qoftë për ju që hartuat, dhe egzekutuat planin ogurzi për eliminimin e Ministrit e sot po heshtni. Dora misterioze që vrau dhe ju që dini kush ishte urdhërdhënesi e nuk flitni mbeteni të njejtit kriminel. Unë kam bindjen që ka shumë njerzë me kravata që dinë por kanë vendosur të heshtin për të ruajtur faqen e zezë të dikujtë. Lavdi veprës dhe jetës së Ahmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat