Thaçi në pritjen e ambasadorit Delawie: Kosova do të jetë shtëpia e jote e dytë

Aktuale

Thaçi në pritjen e ambasadorit Delawie: Kosova do të jetë shtëpia e jote e dytë

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 18:20
Ceremonia lamtumirëse për Delawie

(E plotësuar): Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë lamtumirëse për ambasadorin Greg Delawie, ka thënë se Kosova do të jetë përherë shtëpia e tij e dytë.

Presidenti Thaçi sot ka organizuar një ceremoni lamtumirëse për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ku e ka falënderuar ambasadorin për të gjitha që ka bërë për Kosovën, duke e quajtur Kosovën me fat që ka miq si ambasadori Delawie. 

Thaçi: Kosova është me fat që ka miq dhe përkrahës siç jeni ju

“I nderuar ambasadori Delawie, Kosova është me fat që ka miq dhe përkrahës siç jeni ju, me punën tuaj, me përkushtimin tuaj, keni përkushtuar çdo ditë, për një Kosovë çfarë e dëshirojnë qytetarët e Kosovës, për qeverisje edhe më të mirë, për sundim të ligjit edhe më të fortë, për një ekonomi edhe më të fortë. Jeni angazhuar për një Kosovë më të konsoliduar ndërkombëtarisht, për një Kosovë më të bukur dhe më të pastër”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi edhe me këtë rast ka folur për dialogun me Serbinë, e që sipas tij, arritja e një marrëveshjeje paqësore, është e vetmja mundësi për integrim në BE dhe në NATO.

Thaçi: Duhet të arrijmë marrëveshje paqësore

“Jemi të vetëdijshëm, që për të hyrë në Bashkimin Evropian, NATO, por edhe në institucionet tjera ndërkombëtare, duhet të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë, prandaj mbesim të përkushtuar që të gjejmë një kompromis me Serbinë, për të siguruar jo vetëm njohjen nga Serbia, dhe ulësen në Kombet e Bashkuara, por edhe për të siguruar perspektiven tonë evropiane”, tha presidenti Thaçi dhe shtoi se e di që nuk do të jetë proces i lehtë, “do të jetë proces i vështirë, ballafaques, pro është rruga e vetme për të  lëvizur përpara, duke ndërtuar një fqinjësi të mirë, për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, dhe të ardhmen evropiane dhe të Serbisë, edhe të rajonit në Ballkanin Perëndimor”.

Po ashtu, ai tha se për anëtarësim në NATO, duhet të formohet ushtria, dhe do të vazhdojnë punën në themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka organizuar një ceremoni lamtumirëse për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat