Kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, para mediave ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve me Serbinë, ka lindur në vilën e tij në Brezovicë, ku së bashku me të ishte edhe presidenti Thaçi.
Kjo që po thotë Thaçi, sipas Dacit është origjinale dhe askush me asnjë element nuk mund ta demantojë fjalën korrigjim, përcjell “Bota sot”.
“Është origjinale vetëm ajo që presidenti Thaçi po e promovon. Kjo ide të cilën e promovon ai, është krijuar në vilën time në Brezovicë. Fjala korrigjim është e vetmja që askush me asnjë element nuk mundet ta demantojë”, është shprehur Daci, transmeton “Bota sot”.