“Qetësi para stuhisë” - 140 liderë botërorë mblidhen në Nju Jork

Aktuale

“Qetësi para stuhisë” - 140 liderë botërorë mblidhen në Nju Jork

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 08:12
Nju Jork

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, thotë se Nju Jorkun e ka kapluar qetësi para stuhisë, një natë para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së.

Njëqindekatërdhjetë liderë bëhen bashkë në Nju Jork të SHBA’së në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesja e SHBA’së në OKB, Nikki Haley shkruan se Amerika është e gatshme për këtë javë. Derisa, shkruan se nga sot do të nisë ‘kaosi’ në vendin që tuboi udhëheqësit nga e gjithë bota.

“Duke filluar nga nesër, ne do të presim 140 udhëheqës të shteteve këtu në Nju Jork. Cka është e qetë sot, do të kthehet komplet në një kaos nesër. Le të jetë një javë e suksesshme”, ka shkruar Haley.

Ndërkaq, edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi do të qëndrojnë në Nju Jork gjatë javës. 

Zyra e kryeministrit ka paralajmëruar se shefi i ekzekutivit do të shfrytëzojë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së për takime me liderë botërorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat