Qeveria edhe me një kredi në vlerë 5.349 milionë euro

Aktuale

Qeveria edhe me një kredi në vlerë 5.349 milionë euro

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 09:16
Ilustrim

Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Unicredit Bank Austria AG, nënshkruajnë sot një marrëveshje për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro.

Sipas njoftimit të MF-së, këto mjete do të shërbejnë për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtoresha për eksport në UniCredit Bank Austria AG, Sabina Eder. 

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat