Bytyqi përcjell punën e vullnetares së Korpusit të Paqes në shkollën “Nëna Tereza”

Aktuale

Bytyqi përcjell punën e vullnetares së Korpusit të Paqes në shkollën “Nëna Tereza”

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:08
Shyqiri Bytyqi

Gjatë ditës së sotme ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, dhe drejtoresha e Korpusit të Paqes, Darlene Grant, kanë përcjellë nga afër punën e një vullnetareje të Korpusit të Paqes në shkollën fillore “Nënë Tereza” në Vranidoll.

Me këtë rast, ministri Bytyqi tha se ky projekt po jep rezultate pozitive në nxënien e gjuhës angleze nga nxënësit e Kosovës.

Bytyqi: Ky projekt po jep rezultate

"Ky projekt që ka Korpusi i Paqes te ne kemi një bashkëpunim tanimë shumë të ngushtë me Korpusin e Paqes dhe është një projekt më i rëndësishmi dhe po jep rezultate nëpër shkolla ku të gjitha këto shkolla kanë angazhuar vullnetar të Korpusit të Paqes. Pra, është një projekt që po ndikon shumë pozitivisht nga informacionet që i marrin në shkollat ku kemi vullnetar është vërtet kënaqësi kur i sheh edhe vetë nxënësit se sa janë të interesuar që të bashkëpunojnë me vullnetarët", tha ai.

Edhe Darlene Grant, drejtoresha e Korpusit të Paqes, shprehu mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e mirë me MASHT-in me qëllim të përfitimit të të dyja palëve.

Grant:  Është kënaqësi të jemi pjesë e këtij partneriteti

"Është kënaqësi me vizitua shkollën, me i taku mësimdhënësit e gjuhës angleze në mundin e tyre për ta bërë gjuhën angleze një mësimdhënie më të mirë. Është kënaqësi të jemi këtu me partnerët tanë dhe jemi shumë mirënjohës për partneritetin me ministrinë dhe studentët i keni të mrekullueshëm", tha Grant.

Drejtori i Shkollës “Nënë Tereza”, Milaim Islami, tha se nga ky bashkëpunim krahas mësimit të gjuhës angleze kanë përfituar edhe investime kapitale për shkollën.

Islami: Nga ky bashkëpunim kemi fituar shumë benifite

"Përveç shkëmbimit të këtyre  përvoja  eksperiencave, dhe kulturave, ne kemi edhe benifitet e mëdha brenda shkollës që nga të mësuarit e gjuhës angleze dhe siç  e thash edhe më herët dëgjimi i halleve të qytetarëve dhe banorëve të komunitetit të Vranidollit, deri tek investimet materiale...Kemi arritur të realizojmë një projekt shumë të rëndësishëm ku përfshihen kabinetet e shkencave të natyrës dhe një bibliotekë për shkollën tonë  që përveç 25 për qindëshit që i kanë dhuruar komuniteti këtu, pjesa tjetër krejt është meritë e Korpusit të Paqes në bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit”, tha Islami.

Me punën e saj që po e bën në këtë shkollë është ndier shumë krenare edhe vullnetarja e Korpusit të Paqes, Tiffany Wimeneta, e cila tha se i gëzohet faktit që nxënësit e shkollës “Nëna Tereza” e kanë përvetësuar shumë gjuhën angleze.

Wimenta: Nxënësit për një vit kanë mësuar shumë

"Unë kam pasur një eksperiencë të mirë këtu me nxënësit me kolegët me krejt komunitetin...Veç një vit ka pasur ana kanë zhvilluar shumë, disa nxënës kanë ardhur në shkollë pas mësimit dhe kanë pasur durim për të ardhur për të mësuar për vete, për shembull disa nxënës që kanë qenë më të dobët tash ata janë shumë të mirë dhe kanë më shumë vetëbesim", tha Wimenta.

Ministri Bytyqi së bashku me drejtoreshën e Korpusit të Paqes, Darlene Grant kanë vizituar edhe familjen nikoqire të vullnetares, Tiffany Wimeneta

Në gjithë Kosovën veprojnë gjithsej 70 vullnetarë të Korpusit të Paqes, të cilët u ndihmojnë fëmijëve të aftësohen më shumë në gjuhën angleze.

Këta vullnetarë ligjërojnë bashkërisht me mësimdhënësit shqiptarë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave në dy kultura të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat