Salihaj: Hashim Thaçi është frymëzuesi, ideatori dhe urdhërdhënësi i vrasjeve të figurave të shquara

Aktuale

Salihaj: Hashim Thaçi është frymëzuesi, ideatori dhe urdhërdhënësi i vrasjeve të figurave të shquara

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:38
Adem Salihaj

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thekson se edhe në akademinë e organizuar me rastin e rivarrimit të kolonel Ahmet Krasniqit, Hashim Thaçi nuk ka pasur aspak sjellje serioze prej burrështetasit në nderim të Ahmet Krasniqit, madje nuk është dashur as të lejohet të marrë pjesë e të flasë aty, sepse sipas Salihajt ai është ideatori i atyre vrasjeve.

“Është cinike dhe e patolerueshme që Hashim Thaçi të flasë në akademinë përkujtimore me rastin e rivarrimit të eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit. Kjo ishte fyerja më e madhe që iu bë personalitetit dhe figurës së Ahmet Krasniqit. Hashim Thaçi është frymëzuesi, ideatori dhe urdhërdhënësi i vrasjeve të figurave të shquara të LDKsë në Kosovë. Ai duhet të dalë para gjykatës dhe të përgjigjet për krimet që ka bërë, e jo të lejohet të flasë nëpër akademi përkujtimore të viktimave të tij. Ishte tepër gabim që iu dha mundësia të dalë e të flasë dhe të ndajë medalje për viktimën, për të cilën është përgjegjësi kryesor ai vetë. Kushdo që ia krijoi atij këtë mundësi ka bërë një gabim të madh e të pafalshëm”, theksoi ish-deputeti Adem Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat