Bytyqi: Zhvillimi i bujqësisë në vendin tonë është shumë i rëndësishëm

Aktuale

Bytyqi: Zhvillimi i bujqësisë në vendin tonë është shumë i rëndësishëm

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 16:23
Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim Brad Kinsinger nga Hawkey Community College

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim Brad Kinsinger nga Hawkey Community College, së bashku me studentët e klubit FFA të IOWA-s dhe nxënës e profesorë të shkollave të mesme të IOWA-s, të cilët po qëndrojnë për vizitë studimore në Kosovë, me fokus vizita nëpër shkollat e mesme të bujqësisë dhe ferma bujqësore.

Ai me këtë rast tha se pas nënshkrimit kohë më parë të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit, kjo do të fuqizohet më shumë me shkëmbimin e përvojave reciproke.

“Edhe zhvillimi i bujqësisë në vendin tonë, sikurse në IOWA, është shumë i rëndësishëm, edhe pse ne ende nuk i kemi shkollat e mesme profesionale në nivelin e duhur dhe kjo duhet të përmirësohet gradualisht. Gjithsesi, interesimi i studentëve nga IOWA vetëm se na motivon që ta fuqizojmë akoma më shumë zhvillimin e arsimit profesional në Kosovë. FFA është një organizatë dinamike e të rinjve që ndryshon jetën dhe përgatitë anëtarët për udhëheqje, rritje personale dhe suksesin e karrierës nëpërmjet edukimit bujqësor”, shkruan ministri Bytyqi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat