Delawie-Jevtiq: Dialogu e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemit

Aktuale

Delawie-Jevtiq: Dialogu e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemit

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 18:31
Greg Delawie dhe Dalibor Jevtiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq dhe ambasadori i SHBA në largim Greg Delawie ranë dakord sot në një takim, se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve.

Ata thanë se është e rëndësishme që secili të kontribuojë në këtë proces, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje për paqe  dhe stabilitet.

Një nga temat e takimit ishte iniciativa për të ndryshuar Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ministri Jevtiq shprehu shqetësimin se ky është një proces “i panevojshëm në këtë kohë dhe mund të ngadalësojë dhe ndikojë në procese të tjera të rëndësishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialog”.

Në takim u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së serbëve në proceset vendimmarrëse që ndikojnë në jetën e serbëve dhe popujve të tjerë që jetojnë në Kosovë.

"Unë shpreh vlerësimin tim të plotë për gjithçka që keni bërë gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë. Ministria për Komunitete dhe Kthim do të vazhdojë të angazhohet në të ardhmen për të punuar që do të bazohet në faktin që të gjithë popujt e Kosovës të jetojnë më mirë", tha Jevtiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat