Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, kanë takuar senatorin amerikan, Ron Johnson.
“Sapo pëfunduam një takim me mikun e Kosovës, senatorin Ron Johnson. Senatori Johnson duke i shërbyer SHBA-së, ka mbështetur rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe procesit të shtet-ndërtimit.
Të njëjtën mbështetje të ShBA-së do ta kemi edhe këtyre ditëve në agjendën tonë për shtimin e njohjeve, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut”, ka shkruar Thaçi në Facebook.