Kurti: Haradinaj më mirë të linte qeverisjen me ato 100 ditë

Aktuale

Kurti: Haradinaj më mirë të linte qeverisjen me ato 100 ditë

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 09:16
Albin Kurti

Sipas Albin Kurtit fati i presidentit, siç e quan ai, të dobët Hashim Thaçi është kryeministri i dobët, Ramush Haradinaj.

“Ai është lideri i partisë së pestë në Kuvend. Unë mendoj se i konvenon edhe zotit Haradinaj që të kthehemi në popull dhe të kërkojmë legjitimitetin”, ka thënë Kurti.

Në Interaktiv ai ka thënë se nuk i mbetet hatri pse Haradinaj i tha qyqan.

“Nuk i gjykoj njerëzit në bazë të karaktereve, por në bazë të funksioneve. Aso kohe kur kundërshtonte Asociacionin dhe Demarkacionin Haradinaj ishte në rrugë të drejtë. Por ku janë sot 8200 hektarë, ku janë Zhlebi, Kulla e Çakorri. I gënjyen deputetët se do të bëhej korrigjim i kufirit, pikërisht në marrëveshjen e kaluar”, ka thënë Kurti.

Për Haradinajn ka thënë se “do të ishte më mirë ta linte me ato 100 ditë, se ndoshta do t’i mbetej merak popullit, se sa e hoqi këtë merak në mënyrën më të keqe të mundshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat