Veber: Nuk do të ketë korrigjim të kufijve, Thaçi e Vuçiq e panë që ka rezistencë brenda BE’së

Aktuale

Veber: Nuk do të ketë korrigjim të kufijve, Thaçi e Vuçiq e panë që ka rezistencë brenda BE’së

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 16:47
Bodo Veber

Analisti gjerman nga Këshilli për Politika të Demokratizimit Bodo Veber ka thënë se nuk do të ketë korrigjim të kufirit sepse kjo do të nxiste pasoja të paparashikueshme.

Në një debat në Graçanicë me përfaqësues të shoqërisë civile për dialogun e Brukselit, raporton Kossev, Veber ka thënë se kjo ide është e parealizueshme.

“Kjo do të thoshte kthim në vitet 90. Fare nuk po shikohet se cilat janë pasojat dhe si po jetojnë njerëzit nën marrëveshje të tilla, por gjithmonë është me rëndësi se kush e kontrollon territorin. Dhe kjo ide nuk është shpejguar fare, çka do të ndodhte me serbët në Kosovë, që jetojnë në pjesën jugore nëse Veriu i mbetet Serbisë” ka thënë ai.

Veber ka thënë se Thaçi e Vuçiq e kanë parë që për këtë propozim ka rezistencë të madhe brenda BE’së, veçmas nga Gjermania, por ka theksuar se disa akterëve brenda unionit as që u intereson se cfarë ndodhë në këtë rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat