Shaban Neziri i bashkohet Vetëvendosjes

Aktuale

Shaban Neziri i bashkohet Vetëvendosjes

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 20:01
Rexhep Selim, Valon Ramadani, Shaban Neziri

Kryetar i Vetëvendosjes në Ferizaj dhe deputeti Valon Ramadani ka njoftuar se Shaban Neziri i është bashkuar VV-së.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar “në këto momente të rëndësishme për atdheun, ai zgjodhi të na bashkohet e të japë kontributin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje!, e cila vazhdon të rritet në Ferizaj e në mbarë Kosovën”.

Postimi i plotë:

Sot, në zyrat e Lëvizjes në Ferizaj, së bashku me deputetin Rexhep Selimi ia uruam mirëseardhjen në Lëvizjen VETËVENDOSJE! anëtarit më të ri, Shaban Nezirit.

Shaban Neziri ka marrë pjesë si luftëtar në dy luftëra çlirimtare, atë të UÇK-së në Kosovë, dhe atë të UÇPMB-së, në Luginë. Ai ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Elektroteknik, dega Energjetikë, dhe është inxhinier i elektroteknikës.

Shaban Neziri aktualisht punon si menaxher i mirëmbajtjes së linjave në KOSTT, dhe në këto momente të rëndësishme për atdheun, ai zgjodhi të na bashkohet e të japë kontributin e tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, e cila vazhdon të rritet në Ferizaj e në mbarë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat