Zogaj: Këto janë dyshimet e mia se shteti shqiptar ka gisht në vrasjen e Ahmet Krasniqit

Aktuale

Zogaj: Këto janë dyshimet e mia se shteti shqiptar ka gisht në vrasjen e Ahmet Krasniqit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 23:24
Skënder Zogaj

Ish këshilltari i kolonel Ahmet Krasniqit, Skënder Zogaj, ka thënë se vrasjen e ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqit e kanë dashur të gjitha ato forca që nuk e kanë dashur unifikimin e grupeve ushtarake.

Zogaj në “Debat Plus” ka thënë se ka fakte që shteti shqiptar ka gisht në vrasjen e Ahmet Krasniqit.

“Shteti shqiptar hapi hetimet për atentatin e Ahmet Krasniqin më 10 janar 1999 ndërsa me 29 janar mbyllen hetimet. Vetë fakti që hapen dhe mbyllen hetimet brenda një muaji, më bën të dyshoj se shteti shqiptar ka gisht në vrasjen e Ahmet Krasniqit”, tha Zogaj.

Ai ka thënë se si është e mundur që një vrasje e një personaliteti të tillë të kalohet për vetëm një muaj.

“Nëse do të ndodhte ndonjë akt më ordiner në ndonjë autobusë urban, hetimet nuk do të mbaronin aq shpejt, e lë më të një eksperti të tillë ushtarak”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish këshilltari i Ahmet Krasniqit ka thënë se jo serioziteti i shtetit shqiptar për një ngjarje të tillë ka ngjallur pezm te ai, që akoma nuk mund t’i harrojë.

“Shteti shqiptar as atëherë as sot, nuk ka marrë ndonjë qëndrim human. As 20 vite pas vrasjes, gati as një personalitet nuk ka marrë ndonjë qëndrim sadopak njerëzor”.

Krasniqi, sipas Zogajt, ishte ndër ushtarakët më të shquar shqiptarë.

“Ai është quajtur nga rrathët ushtarak shqiptar si njëri ndër ekspertët ushtarak më të mirë shqiptar”, deklaroi Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat