Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi prej “takimit” të zhvilluar me presidentin amerikan Donald Trump.
Në këtë fotografi presidenti Thaçi është së bashku me bashkëshorten e tij, presidenti amerikan Trump dhe zonja e parë e SHBA-së, Melania.
“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë e përjetshme ndërmjet popujve tanë. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.