Kadaj-Bujupi: Ideja për korrigjimin e kufijve ka hutuar edhe Parlamentin

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Ideja për korrigjimin e kufijve ka hutuar edhe Parlamentin

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 20:43
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se kemi shumë punë përpara, prandaj është e pa arsyeshme kërkesa për të shkuar në zgjedhje të reja.

“Është absurde të rrëzohet qeveria pa u bërë ushtria, liberalizimi i vizave”, tha ajo.

Kadaj-Bujupi në “Dossier D” ka thënë se klasa politike sot është unike sa i përket mbrojtjes së tërësisë territoriale.

“Të shtrihemi si shtet edhe në veri, e jo të organizojmë vizita turistike atje”, shtoi tutje Kadaj-Bujupi.

Deputetja e AAK-së ka thënë se deklaratat e pa menduara mirë për kufijtë janë të çuditshme dhe të papranueshme.

“Integrimi i veriut dhe shtrirja e shtetit atje është e domosdoshme. Ajo çfarë devijon nga kjo agjendë është e rrezikshme dhe e panjohur”.

Kadaj-Bujupi ka thënë se debati për kufijtë ka hutuar edhe Kuvendin e Kosovës.

“Këto tema jo vetëm që kanë hutuar qytetarët por edhe vetë Parlamentin”.

Duke folur për të kaluarën, deputetja e AAK-së ka thënë se gazi në Kuvend ka qenë i nevojshëm në ato kohë.

“Nuk pendohem që kam hedhur gazin në Kuvendin e Kosovës. Për mbrojtjen e territorit ajo ishte gjëja më e vogël që është bërë”, tha ajo duke përmendur se tashmë vetë ajo ka votuar demarkacionin me Malin e Zi pasi janë shtuar në marrëveshje tri projektligje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat