Parlamenti Evropian diskuton javën e ardhshme për raportet Kosovë - Serbi

Aktuale

Parlamenti Evropian diskuton javën e ardhshme për raportet Kosovë - Serbi

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 14:35
David McAllister dhe Enver Hoxhaj

(E plotësuar) - Anëtari i Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha se Parlamenti Evropian përkrah dialogun Kosovë-Serbi me një marrëveshje mes dy vendeve, por që e njëjta do të pranohej mes dy vendeve dhe do të ishte sipas ligjin ndërkombëtar.

Këtë ai e tha sot në Prishtinë, pas takimit që ai pati me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhajn, duke shtuar se Franca dhe Gjermania kanë disa brenga sa i për çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Por ai theksoi se liberalizimi i vizave duhet të shoqërohet me luftimin e krimit dhe korrupsionit.

McAllister tha se janë duke e përcjellë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se Parlamenti Evropian do të ketë një qëndrim.

Ai tha se Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian në fund të javës së ardhshme do të debatojë raportet për Kosovën dhe Serbinë.

McAllister: Në fund të nëntorit do të kemi raport final për dialogun

“Kam pas një takim të rëndësishëm me presidentin Thaçi mbrëmë dhe me kryeministrin Haradinaj sot në mëngjes, dhe do të doja të iu jap një përgjigje. Parlamenti Evropian është duke debatuar raportet mbi Kosovën dhe Serbinë, do të kemi votime në zyrën për politikë të jashtme, javën e ardhshme, dhe në fund të nëntorit do të kemi raportin final. Raportuesi për Kosovën dhe unë jemi pajtuar së bashku me përfaqësuesit e grupeve të tjera politike, ky është qëndrimi të cilin Parlamenti Evropian do të marrë. Parlamenti Evropian thekson natyrën multi-etnike të Kosovës dhe Serbisë dhe shtetet homogjene nuk duhet të jenë objekte në çështjet e rajonit. Parlamenti Evropian e përkrah dialogun si një formë përmes së cilës do të arrihet marrëveshje mes dy vendeve, dhe Parlamenti Evropian konsideron se çdo marrëveshje mund të pranohet nëse pajtohen palët dhe nëse merret në konsideratë ligji ndërkombëtar dhe situata rajona le”, tha ai.

Ndërsa për liberalizimin e vizave, ai tha se është koha që shtetet anëtare që të ofrojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe sipas tij do të ishte e pa precedent, që nëse një vend kalon nëpër të gjitha proceset, të kthehet në fillim me proceset e njëjta.

Ai tha se një pjesë e Qeverisë në Gjermani  nuk ka marrë ende një qëndrim, dhe është diskutim i brendshëm. Por, ai tha se nga bisedat me gjermanët e francezët, pajtohen që të inkurajojnë Kosovën në fushën e luftimit të korrupsionit dhe migracionit.

McAllister: Liberalizimi i vizave duhet të shoqërohet me luftimin e krimit dhe korrupsionit    

“Franca, Gjermania kanë disa brenda por duhet të ecim përpara, duhet të theksoj edhe një herë çka ka arritur Kosova, ka qenë shumë e vështirë që Kosova t’i plotësojë ato parakushte, për shembull demarkimi i kufirit me Malin e Zi. Çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës tani është të vazhdojë sqarimin, vendimet që janë marrë, të bëjmë të qartë se liberalizimi i vizave duhet të shoqërohet me luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe çështjen e migracionit”, tha ai.

E zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj theksoi edhe një herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, dhe se tani janë në pritje të fjalës nga Këshilli i Evropës.

Hoxhaj: Presim që Këshilli Evropian gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm të përmbyll procesin e liberalizimit

“Kosova i ka përmbush të gjitha kriteret e mundshme, kemi vendim pozitiv të Parlamentit Evropian, kemi rekomandim pozitiv të Komisionit Evropian dhe presim që Këshilli Evropian gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm të përmbyll këtë proces. Qëllimi i vizitës së tij është që të informohet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova, dhe dialogun Kosovë-Serbi dhe gjendjen e brendshme në Kosovë, mirëpo meqë ka qenë mbështetës vendimtar i liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian për një kohë të gjatë, deri në përmbylljet e fundit, ne presim nga zoti McAllister në na ndihmon edhe më tutje në një proces të tillë”, tha ai.

Në këtë konference, MCAllister tha se liberalizimi i vizave do të përmirësoj stabilitetin dhe do të afrojë Kosovën drejt Parlamentit Evropian duke e lehtësuar udhëtimin dhe të bërit biznes, dhe duke e luftuar korrupsionin.

McAllister: Gjermania mund të jetë kundër liberalizimit të vizave

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian në fund të javës së ardhshme do të debatojë raportet për Kosovën dhe Serbinë.

Këtë e ka konfirmuar, David McAllister, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, sipas të cilit në nëntor Parlamenti Evropian do të ketë një vendim final sa i përket dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Parlamenti Evropian është duke debatuar raportet mbi Kosovën dhe Serbinë. Do kemi votime në zyrën për politikë të jashtme në fund të javës, dhe në nëntor do kemi vendimin final. Parlamenti Evropian thekson përbërjen multietnike të Kosovës dhe Serbisë. Parlamenti e përkrahë dialogun si formë që të arrihet marrëveshja dhe konsideron se çdo marrëveshje mund të arrihet nëse pajtohen dyja palët. Ky është qëndrimi që parlamenti do ta ketë”.

Sipas tij,  liberalizimi i vizave duhet të bëhet sa më shpejtë në Kosovë pasi thotë se Kosova i ka plotësuar kriteret, megjithatë ai shprehet se shtetet anëtare janë ato që vendosin. Ai thotë se edhe Gjermani ka brenga rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Është vitale të ofrohet liberalizimi vizave pa vonesa të mëtutjeshme. Kam mendim se liberalizimi do përmirësojë stabilitetin dhe do ofrojë Kosovën me Evropën. Duke luftuar korrupsionin, Parlamenti Evropian ka votuar pro dhe janë shtetet anëtare që vendosin. Franca e Gjermania kanë disa brenga por duhet të ecim përpara. Çfarë ka arritur Kosova ka qenë e vështirë që t’i plotësojë ato kushte, p.sh. demarkacioni me Malin e Zi. Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë sqarimin, ato vendime që janë marrë dhe të bëjmë të qartë që liberalizimi duhet të shoqërohet me luftimin e krimi, korrupsionit dhe migracionit. Nëse jeni duke punuar në këto çështje në mënyrë të vazhdueshme shpresoj që Këshilli Evropian të vendos së shpejti, dhe liberalizimi të bëhet më shpejtë”.

“Qeveria në Gjermani ose një pjesë e qeverisë, nuk ka marrë ende një qëndrim, është diskutim i brendshëm. Sipas mendimit tim, kam folur me gjermanët e francezët, pajtohemi që të inkurajojmë Kosovën në fushën e luftimit të korrupsionit dhe migracionit”.

“Kosova i ka plotësu të gjitha kriteret. Është me të vërtetë koha që shtetet anëtare të ofrojnë liberalizimin e vizave”.

Këto komente ai i ka bërë pasi është pritur në takim nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Edhe ky i fundit ka konfirmuar diskutimet mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Nëse ka pasë një forcë determinuese që deputetët të veprojnë, ka qenë roli dhe kontributi i z. McAllister. Kemi rekomandim pozitiv të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Qëllimi vizitës është të informohet për proceset e rëndësishme që po kalon Kosova dhe dialogu,” është shprehur Hoxhaj.

Ditë më parë është ngritur shqetësimi se Franca dhe Holanda janë dy vende anëtare të BE-së që mund të kenë qëndrim kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat