Eksperti i sigurisë paralajmëron një Konfideratë mes Thaçit dhe Vuçiqit: Aty ka gisht Edi Rama dhe Baton Haxhiu

Aktuale

Eksperti i sigurisë paralajmëron një Konfideratë mes Thaçit dhe Vuçiqit: Aty ka gisht Edi Rama dhe Baton Haxhiu

Nga: N.Sh Më: 6 tetor 2018 Në ora: 17:24
Rama, Vuçiq, Thaçi, Haxhiu

Ish-drejtori i Akademisë së Policisë së Kosovës, eksperti i policisë Hajrullah Tërnava ka folur për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Tërnavës, me sjelljet e presidentit Thaçi populli është mësua, me ato se çka folë e premton Tërnava thotë se, janë për të arritur qëllimet e tij për me qëndrua në pushtet, pasi që, asnjëherë Thaçi nuk i realizon premtimet e tij.

“Ju kujtohen premtimet se do t’i hap 200 miëj vende të punës, liberalizmin e vizave që do të ndodhë por që deri sot kjo nuk u pa, anëtarësimin e Kosovës në NATO, krijimi i ushtrisë, anëtarësimi në BE, anëtarësimi në OKB, në Interpol, e shumë premtime tjera, që asnjëherë premtimi i tij nuk u realizua, përkundrazi kemi përshtypjen se tani i kemi punët më keq sesa menjëherë pas luftës”, shprehet Tërnava për gazetë “Bota sot”.

Ai thekson se vizita e Thaçit në liqenin e Ujmanit ishte një farsë me të cilën ai po dëshiron që opinionit të ia tërheq vëmendjen duke e mashtruar si deri më tani. Mirëpo, populli sipas tij, tani e ka kuptuar dhe nuk i beson dot.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai shton se, Thaçit nuk po i besojnë më as aleatët që deri dje ishin me të si dhe bashkëpunëtorët e afërt po distancohen nga ai.

“Politika të cilëtme dredhira që presidenti po mundohet me i jetësu sikur deri tani, dhe kur po e kupton se me variantin që po e përhapë, por nuk po i shitet, madje duke i ndërruar shpesh qëndrimet e tij. Prandaj ai sa të qëndron në të ardhmen si kryetar i Kosovës, Kosova nuk do ta ketë të lehtë që të i arrij qëllimet e saja që i presin si një shtet i pavarur i cili duhet ta ketë përspektiven me tjera shtete në BE dhe insitucionet ndërkombëtare. Me politikat e tij, Kosovën po e pret një katrahurë që vështirë do të dalim nga kjo e keqe e madhe. Sipas sondazheve të qytetarëve po del se 77% e kanë humbur besën te Presidenti, andaj nuk është duke punuar për të mirën e këtij vendi”, potencon ai.

Eksperti i sigurisë thekson se me këto sjellje të Thaçit, po vrehet se ai nuk është duke punuar për interesin e Kosovës.

“Prandaj, mund të konstatohet se meqe është njëri nga të akuzuarit në Gjykatën Speciale në Hagë, tani po bën krejt çfarë po i shkon Serbisë në favor. Pran asaj se Thaçi si president që është, ai kohëe të fundit po thotë se ne nuk japim asgjë, as Ujmanin as Trepçën e as veriun, ndërsa do t’i marrim Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën. Kjo lenë me kuptua se një Federatë apo Konfederatë e shteteve është duke u përgatitur në formë sikur të ish-Jugosllavisë, që do të përfshiheshin Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosna Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria. Një Konfideratë e tillë do ta asryeton këtë që e thotë Hashim Thaçi. Për një konfideratë të tillë ai do të lavdërohet në të ardhmen se këtë qëllim e kishte edhe Adem Demaçi i cili ia kishte lënë amanet”, thekson ai.

Ai tutje shton se, kjo e arritur më së shumti do t’i shkoj përshtati Serbisë dhe me këtë pajtim edhe Thaçi nuk do të akuzohet më nga Serbia në aktakuzën e Dik Martit, e që në këtë marrëveshje sipas tij, ka kontribut edhe Edi Rama dhe Baton Haxhiu.

“Në këtë marrëveshje ka kontribut kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Baton Haxhiu që në secilin rexhim ishte i afërt i serbëve. Kurse për vrasjet politike gjatë e pas luftës që i përshkruhen si përgjegjës kryesor që ka dhënë urdhër për vrasje, e një numër të madh të tyre i ka shpallë heronj duke u pajtuar me familjarët e tyre”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat