Policia e Shqipërisë jep detaje për aksidentin e autobusëve me maturantë nga Gjilani

Aktuale

Policia e Shqipërisë jep detaje për aksidentin e autobusëve me maturantë nga Gjilani

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 13:02
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) - Gjatë ditës së djeshme në Tiranë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy autobusëve. Në këtë aksident është përfshirë njëri prej autobusëve me maturantë nga Gjilani. Policia e Shqipërisë ka konfirmuar se nga ky aksident janë lënduar disa pasagjerë, duke mos konkretizuar sa në total, por të njejtit sipas policisë kanë pësuar lëndime të lehta.

Policia ka dhënë detaje nga ky aksident. Dy shoferët e autobusëve janë shtetas të Kosovës. Në deklaratën zyrtare të policisë thuhet se pas trajtimit mjekësor pasagjerët janë liruar për në shtëpi.

“Më datë 06.10.2018, u referauan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A. B., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi në rrugën e “Rinasit”, duke drejtuar mjetin tip, “Autobuz”, ka përplasur mjetin tip “Autobuz” me drejtues J. S., 49 vjeç, banues në Kosovë, i cili më pas është përplasur mjetin tip “Autobuz”, me drejtues B. H., vjeç 45, banues në Kosovë, ku për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta disa pasagjerë në një nga autobuzat të cilët pas mjekimit në spital janë larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal”, tha policia.

Ekskurizonet e maturantëve nga Kosova bëhen për çdo vit në Shqipëri. Edhe në të kaluarën ka pas raste kur maturantët kanë pësuar aksidente në Shqipëri.

***

Një aksident zinxhiror mes autobusëve që transportonin maturantët e Gjilanit ka ndodhur në Shqipëri

Sipas dëshmisë së maturantëve, në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Një nxënës ka treguar për Kallxo se autobusët janë aksidentuar si pasojë e kyçjes së pasigurt në rrugë të një veture me tabela vendore (të Shqipërisë).

Një maturant tjetër ka treguar se në këtë aksident, që ka ndodhur dje rreth orës 11:00, ka edhe të lënduar.

Ky nxënës ka treguar se ka parë autoambulancat të kenë marrë me vete së paku dy nxënëse.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të Tiranës dhe nxënësit po shkonin drejt Shkodrës, në ditën e fundit të ekskursionit.

Në aksident, sipas dëshmisë së nxënësve, janë përfshirë tre autobusë.

Dy prej tyre, për shkak të dëmtimeve, kanë mbetur në Shqipëri. Nxënësit që ishin në këta autobusë janë shpërndarë në autobusë të tjerë dhe maturantët janë kthyer mbrëmë në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat