Helena Kadare do të nderohet me Hartën e Artë të Kosovës

Aktuale

Helena Kadare do të nderohet me Hartën e Artë të Kosovës

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 19:22
Helena Kadare dhe Ismail Kadare

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të takohet nesër me shkrimtaren Helena Kadare, të cilën do ta nderojë me Hartën e Artë të Kosovës.

Autorja e romanit “Një grua nga Tirana” do të qëndrojë në Prishtinë për një vizitë dy ditore, më 7 dhe 8 tetor.

Haradinaj deri tani u ka dhuruar personaliteteve të ndryshme vendore e ndërkombëtare këtë simbol. 

Prej atyre që janë nderuar me “Hartën e Artë të Kosovës”, janë këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, humanistja e njohur serbe, Natasha Kandiq, si dhe ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Ndryshe, Helena Kadare është bashkëshortja e shkrimtarit Ismail Kadare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat