Veteranët do të vazhdojnë të marrin pensionet

Aktuale

Veteranët do të vazhdojnë të marrin pensionet

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 21:00
Foto ilustruse

Pavarësisht dyshimeve për deklarimet të rrejshme për veteranë, protestave dhe zërave kritik, pensioni i veteranit nuk do të ndalet.

Nga qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do të ketë pezullim të pasioneve.

Sipas tyre pezullimi do të ndodhë vetëm kur vendimin e japin organet e drejtësisë.

Shatri bënë të ditur se pagesa nuk e rrezikojnë buxhetin e vendit, pasi që sipas tij Qeveria e Kosovës ka ndarë para që nga në fillimi i vitit.

E këshilltari i Haradinajt, drejton gishtin nga mediet, që sipas tij, ato qëllimisht po përpiqen ta njollosin këtë kategori të luftës.

Shatri pohon që mos rishikimi i buxhetit ka qenë i ligjshëm dhe në dinamikën e paraparë dhe bën thirrje që të jemi korrekt, dhe t’i përmbahemi ligjit derisa drejtësia ta thotë fjalën përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat