“Zbulohet” skenari i Thaçit pas rrëzimit të Ramush Haradinaj

Aktuale

“Zbulohet” skenari i Thaçit pas rrëzimit të Ramush Haradinaj

Nga: N.Sh Më: 8 tetor 2018 Në ora: 21:55
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, ka zbuluar skenarin e presidentit Hashim Thaçi pasi ta rrëzon kryeministrin Ramush Haradinaj.

Sipas Islami, pas rrëzimit të Haradinajt, një koalicion me 68 deputetë do të formohet.

Posti i kryeministrit Islami thotë se do ti takoj LDK-së, e cila me PDK-në dhe AKR-në plus pakicat dhe 5 deputet të pavarur do të formojnë qeverinë.

Lexojeni shkrimin e Islamit:

LDK-PDK-AKR-Pakicat-5 deputet e pavarur krijojnë qeveri të qëndrueshme me 68 deputet, ky është skenari i Thaçit!!Pasi ta qoj në shtëpi Ramush Haradinajn me karrem në dorë, duke ju ofruar LDK-së postin e kryeministrit dhe duke u thirrur në proceset e ndjeshme politike dhe duke thënë që LDK duhet të jetë në procesin përmbyllës të kapitullit me serbin kjo e fundit shumë lehtë mund të përqafojë idenë.

P.S. ndoshta jam gabim por intuita ime rrallë herë më ka gënjyer !!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat