Ahmeti për rrahjen e shqiptarëve: Të kërkohet përgjegjësi nga Serbia

Aktuale

Ahmeti për rrahjen e shqiptarëve: Të kërkohet përgjegjësi nga Serbia

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 11:21
Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti

Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti ka thënë se janë të papranueshme incidentet si rrahja e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad.

“Dy shqiptarë u rrahën brutalisht në natën në mes të shtunës dhe të dielës në Novi Sad nga një grup huliganësh vetëm pse flisnin shqip. Çlirim Maloku është në gjendje të rëndë. Këto incidente janë të papranueshme, dhe janë pasojë e retorikës dhe politikave shoviniste që kanë mbizotëruar në Serbi një kohë të gjatë. Institucionet tona duhet menjëherë të kërkojnë përgjegjësi dhe zbardhjen e rastit nga organet e rendit në Serbi”, ka shkruar Ahmeti, përcjell KosovaPress.

Ai tutje ka shtuar se do të punojnë me kolegët e tyre socialdemokratë në BE që të përfshijnë dënimin e incidentit në raportet mbi lirinë dhe demokracinë në Serbi.

Mes natës së të shtunës dhe të dielës, dy shqiptarë të Kosovës u sulmuan brutalisht në Novi Sad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat