Detaje nga arrestimi i Albert Veliut në Kosovë, i njohur si “Dëshmitari X”

Aktuale

Detaje nga arrestimi i Albert Veliut në Kosovë, i njohur si “Dëshmitari X”

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 21:16
Albert Veliu, “Babalja”

Albert Veliu, “Babalja”, u arrestua në mesditën e së enjtes në Kosovë pas kërkesës së bërë nga autoritet shqiptare.

Gjykata ka dhënë për të masën e sigurisë “arrest me burg”, për kallëzim të rreme dhe për këtë arsye, ai ishte shpallur në kërkim.

Babalja ndodhej në një qendër azilantësh në Kosovë së bashku me të birin, ku kishte udhëtuar disa muaj më parë për t’u larguar nga vendi, fill pas publikimit të një përgjimi me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të cilën prokuroria ngre dyshime se është e rreme ku një person i njohur nga “Babalja” ka kryer imitimin e zërit.

Babalja në Kosove ishte në pritje të përgjigjes për azil, pas kërkesës së bërë me herët. Tashmë do të jetë gjykata vendore në Prishtinë, ajo që do të vendosë për ekstradimin apo jot të “Babales”.

Ndërkohë që burimet zyrtare saktësojnë se “Babalja” është dërguar në qelitë e paraburgimit të policisë së Prishtinës dhe do të mbahet aty deri në dhënien e vendimet nga drejtësia e Kosoves. Në Kosovë, “Babalja” deklaroi se në Shqipëri i rrezikohej jeta pasi kishte denoncuar një trafik droge.

Një ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të rënda njoftoi për hetimet që kishte kryer në lidhje me çështjen e audio-përgjimit, ku rezultonte se “Babalja” e kishte sajuar atë në këmbim të 200 mijë eurove të ofruara nga deputeti demokrat, Ervin Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat