Prishtinasi 80 vjeç Faik Sefa, myslimani që kujdeset për shtatoren e të Shenjtores Nënë Tereza në Prishtinë

Aktuale

Prishtinasi 80 vjeç Faik Sefa, myslimani që kujdeset për shtatoren e të Shenjtores Nënë Tereza në Prishtinë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 12 tetor 2018 Në ora: 15:04
Gazetari Beqir Sina me qytetarin Faik Sefa

PRISHTINË: Atë që nuk po arrin ta bëjë Komuna e Prishtinës, ose ndoshta edhe shteti i Kosovës, ka zgjedhur ta bëjë një i moshuar, 80-vjeçar, prishtinasi i quajtur Faik Sefa, nga Koliqi një lagje e jashtme e kryeqytetit të Kosovës.

Sapo, viziton sheshin e bukur dhe “Broadway”-n, e kryeqytetit te Kosovës- Prishtinën, Sheshin “Nenën Terezë”, jo shume larg Skënderbeut, ndodhet edhe Shtatorja e Shenjtores “Nena Terezës”.

Në vizitën e parë të bërë në Kosovën e pasluftës, vëllezërit Gojcaj, si dhuratë i premtuan presidentit të Kosovës Dr Ibrahim Rugovës, se shtatoren e Nënës Terezës do t'ia dhuronin në shenjë të një kujtimi të paharruar Prishtinës e tërë Kosovës.

Dhe kjo, dhuratë e çmueshme përkoi me dëshirën dhe fjalën e dhënë, shtatorja u vendos më 2 korrik 2002, në përvjetorin e Kushtetutës që ideoi rrugën e ndritur të Pavarësisë së Kosovës. Shtatorja e Nënë Terezës më 2 korrik 2002 u vendos në qendrën e kryeqendrës së Kosovës - në Prishtinë, krah përkrah me atë të heroit kombëtar, Gjergji Kastriotit Skënderbeut.

Ka më shumë se pesëmbëdhjetë vjet që dikush po kujdeset për shtatoren e Nënë Terezës dhe hapësirën rreth saj - dhe këtë e bën se thotë ajo është e bekuar dhe e ka vendosur aty një njeri i bukur siç ishte Ibrahim Rugova.

Naim Deduashaj - themeluesi dhe zyrtari i lart i Rrjetit te Bizneseve Shqiptare ne Bote, me baze ne Prishtine, thotë se Faik Sefa, është ai qe po e pastron këtë hapësirë më shumë se pesë herë në ditë, ndonëse nuk merr asnjë cent për këtë, dhe se këtë e bën në shenjë falënderimi për atë që ka bërë humanistja për shqiptarët përgjatë viteve.

Dedushuaj, i cili na shoqëroi gjatë kësaj vizite shtoi se ne një shenjë respekti për punën e tij, disa biznesmenë nga SHBA, (Zabit Bytyqi, Anton Raja, Elmi Berisha, Haxhi Dauti, Gjek Deckaj, Marian Cubi, dhe disa te tjer ) kanë mbledhur rreth 1 mijë dollarë, duke bere keshtu nje dhurat simbolike per 80 vjecarin Faik Sefa.

Faik Sefa, tregon Dedushaj, zgjohet herët çdo mëngjes e niset për në “punën” e tij, para orës 08:00, duke marr përditë rrugën drejt sheshit ‘Nëna Terezë’, për të pastruar shtatoren e humanistes dhe hapësirën rreth saj, ndonëse nuk merr asnjë cent për këtë nga borderot e komunës apo gjetke përveç një donacioni 1000 mije dollar nga Amerika. Këtë punë ai e bën për më shumë se dhjet vjet rregullisht, si shenjë falënderimi për atë që ka bërë Nëna Terezë për shqiptarët. Derisa shton se për punën që bën nuk merr asgjë në këmbim.

“Unë e bëj këtë punë qe dhjet vite rregullisht. Prej mëngjesi qe pesë herë e kom fshi, edhe e kam la, veç për hatër që na u ka gjend edhe na ka ndihmu. Krejt shqiptarisë na ka ndihmu. E ka vendos i shejti Ibrahim Rugova , prandaj gjithë këtë punë e kam ba prej vullnetin, e për pare s'e kisha ba kurrë, me marrë fshesën pas kaq vitesh”, tregon Sefa për gazetën Bota sot.

80-vjeçari nga Koliqi tregon edhe një rast kur ai kishte qenë i sëmurë, dhe se si i kishte siguruar ilaçet tek shoqata “Nëna Terezë”. Thotë se këto të mira, po mundohet t'ia kthejë në këtë formë.

“Unë për veti kam qenë i sëmurë në '97-n, unë i kam marrë ilaçet të Nëna Terezë e jam shëruar. Gjithë këto të mira, unë po mundohem me ia kthy qeshtu. Vij në orën tetë gjithë, edhe e pastroj pesë herë në ditë, por nëse ka nevojë edhe më shumë”, thotë ai.

Por, edhe pse ai kujdeset çdo ditë për këtë hapësirë dhe e pastron, ka të tjerë që e dëmtojnë. Ai deklaron se po të mos kujdeset vetë për të, kush e di se në çfarë gjendjeje do të ishte tani.

Sefa thotë se Komuna duhet të kujdeset më shumë për këto hapësira, pasi që sipas tij nuk po bën sa duhet në mirëmbajtjen e shesheve.

“Këtu vijnë shumë gra me fëmijë, e po e dëmtojnë edhe shtatoren se fëmijët po drejtojnë gurë nga ajo, edhe kur të iu them që me u kujdes për ta, ma bajnë çka po të intereson. Ne duhet të gjithë me u kujdes për ta se ka ndihmu. Komuna duhet të bëjë më shumë për këto hapësira”, tregon Sefa.

E ndonëse e bën këtë punë nga vullneti, disa biznesmenë kanë vendosur që të mbledhin disa para për të në shenjë respekti për punën që bën. Dhe, për këtë ka qenë shqiptaro amerikani Naim Dedushaj që ka marrë këtë iniciativë, duke bere bashkë disa biznesmenë shqiptaro-amerikanë, miqt te ngushte kanë mbledhur rreth 1 mijë dollarë për të, dhe se do ta ndihmojne vazhdimisht tregon Dedushaj.

Dedushaj i tha gazetës sonë duke folur ne këtë shesh ne Prishtine, se miqtë e tij nga Amerika, dhe Rrjeti i Bizneseve Shqiptare ne Bote, nen/ presidenti Elmi Berisha, do të vazhdojnë të mbledhin edhe fonde të tjera simbolikë në shenjë të respektit për punën që bën Faik Sefa.

“Për shkak të respektit, disa shokë të mijë biznesmenë kur kanë ardhë në vizitë, janë taku me të, edhe kanë vendos që ta mbledhin një shumë simbolike sa për respekt. Kemi mbledh një shumë prej 1 mijë dollarësh nga shokët në Amerikë, dhe besojmë që do të vazhdojmë që të mbledhim sërish para”, ka thënë ai.

Ai thotë se Komuna do të duhej ta rinovonte këtë pjesë dhe t'i shtonte disa shporta të mbeturinave, pasi që aktualet janë të dëmtuara tërësisht. Dhe, se nëse komuna nuk merr masa, ai do të kërkojë nga biznesmenët që të investojnë në këtë hapësirë, pasi që siç thotë ai, sheshet janë pasqyrë e kryeqytetit.

“Me qindra turiste te huaj për çdo dite vizitojnë dhe fotografohen në këtë shesh të shejteruar, i cili ka nevojë për një renovim në tërësi pasi që secili delegacion që vjen kalon këndej, dhe është njëfarë forme edhe pasqyrë e qytetit. Është dashtë që Komuna dhe institucionet e tjera të kenë një përkujdesje më të madhe për këtë. Nëse komuna nuk merr masa do të investojmë ne”, na tha Dedushaj.

Ndërkohë, 80-vjeçari prishtinasi nga Kaliqi, Faik Sefa tha për Bota sot, se ai do të vazhdojë ta bëjë këtë punë derisa ta mbajnë këmbët, me shpresën se Komuna në të ardhmen do të bëjë më shumë për këtë hapësirë, derisa shton se të mirat që ka bërë Nëna Terezë nuk duhet të harrohen asnjëherë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat