Qerkini tregon se kur mund të bëhet funksionale Gjykata Speciale

Aktuale

Qerkini tregon se kur mund të bëhet funksionale Gjykata Speciale

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 23:47
Gjykata Speciale

Avokati Artan Qerkini, ka folur për mundësinë e funksionalizimit të Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se nuk mund të flitet për kohë të caktuar se kur nis punën kjo gjykatë. Por, ai ka bërë me dije se arrestime mund të ketë edhe nëse nuk është ngritur ndonjë aktakuzë.

Qerkini ka treguar se pas datës 12 nëntor mund të ketë ndryshime në punën e gjykatës, pasi sipas tij deri në këtë datë ka kohë për vërejte dhe mendime.

“Deri më 12 nëntor ka afat për vërejte dhe mendime për aktin final të funksionalizmit të Gjykatës Speciale. Pas kësaj date mund të ndyshojnë gjërat.”, ka thënë Qerkini.

Qerkini ka thënë se deri më tash nuk ka emra dhe akuza konkrete për njerëz.

“ Nuk dihen ende akuzat dhe për këndë janë ato. Ende nuk ka ndonjë person që ka kërkuar avokat për tu mbrojtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat