Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dhe vazhdon seanca plenare

Aktuale

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dhe vazhdon seanca plenare

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 07:28
Kuvendi i Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës. Ndërkaq, në orën 10:00, do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit, me pikat e mbetura.

Rendi i ditës për seancën e sotme të Kuvendit:                           

1.      Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

2.      Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,

3.      Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,

4.      Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

5.      Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,

6.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,

7.      Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

8.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-035 për veprimtaritë hidrometeorologjike,

9.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,

10.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

11.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

12.  Votimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,

13.  Votimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,

14.  Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2017,

15.  Votimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2017    

16.  Votimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2017,

17.  Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2017,

18.  Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

19.  Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017,

20.  Votimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,

21.  Votimi i Propozimit të grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

22.  Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit te RTK-së,

23.  Votimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

24.  Votimi i Propozimit për zëvendësimin e dy (2) anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës,

25.  Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat