Përdor google translate për të hyrë në ISIS

Amerika

Përdor google translate për të hyrë në ISIS

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 15:21
Asher Khan

Një 21 vjeçar amerikan i cili jetonte në Australi ka përdorur google translate për të kontaktuar me rekrutuesit e Shtetit Islamik.

Sipas prokurorëve të SHBA-ve Asher Khan, do të përballet me burg të përjetshëm nëse gjykata e qytetit të Teksas e dënon atë në shtator të këtij viti.

Khan kishte marr një aeroplan për Turqi dhe më pas për Siri për të luftuar për ISIS.

“Dua t’i bashkohem xhihadit, por jetoj në Australi? Si mund të vij, unë nuk flas arabisht vetëm anglisht”,  ka shkruar Khan në përkthyesin e Google.

Ai akuzohet për mbështetje materiale ndaj ISIS dhe për vrasje të kryera në një shtet të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat