Terrori në Francë, Trump: Kur do të mësojmë nga kjo situatë?

Amerika

Terrori në Francë, Trump: Kur do të mësojmë nga kjo situatë?

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 08:31
Donald Trump

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, ka qenë i pari që ka reaguar në lidhje me sulmin në Nice të Francës, ku mbetën të vrarë 80 persona.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, ai u shpreh se Franca goditet sërish, por askush nuk po mëson nga kjo ngjarje. “Një tjetër ngjarje horror në Francë, kur do të mësojmë nga kjo situatë? Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Ne jemi me ju në çdo mënyrë”, shkroi Trump.

I prekur nga kjo ngjarje, Trump shtyu edhe konferencën për shtyp që do të mbante për të prezantuar kandidatin për zëvendëspresident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat