Reagon Uashingtoni: Kurrë nuk kërcënuam Turqinë me përjashtim nga NATO

Amerika

Reagon Uashingtoni: Kurrë nuk kërcënuam Turqinë me përjashtim nga NATO

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 16:46
Barack Obama, Recep Taip Erdogan

“Ne e pamë artikullin e ‘The Washington Post’ dhe asgjë në brendësi të shkrimit nuk justifikonte titullin e tij”, tha zyrtari i lartë amerikan, i cili kërkoi të mos identifikohej.

Një zyrtar i lartë amerikan i deklaroi agjencisë gjermane të lajmeve, Deutsche Presse Agentur (DPA), se sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nuk e ka kërcënuar kurrë Turqinë lidhur me anëtarësimin në NATO, duke iu referuar një njoftimi në portalin e gazetës së njohur amerikane ”The Washington Post”.

“Ne e pamë artikullin e ‘The Washington Post’ dhe asgjë në brendësi të shkrimit nuk justifikonte titullin e tij”, tha zyrtari i lartë amerikan, i cili kërkoi të mos identifikohej.

Titulli i gazetës amerikane ”The Washington Post” ishte “Kerry thotë se NATO-ja do ta këqyrë me kujdes vendosmërinë e Turqisë ndaj demokracisë”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat