Fushata republikane i refuzon kritikat për fjalimin e Melania Trumpit

Amerika

Fushata republikane i refuzon kritikat për fjalimin e Melania Trumpit

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 16:08
Melania Trump

Fushata Trump sot i ka hedhur poshtë kritikat se Melania Trump, direkt i ka kopjuar dy pasuse pothuajse fjalë për fjalë nga fjalimi i zonjës së parë amerikane, Michel Obama, në vitin 2008, në Konventën Kombëtare Demokrate, duke vlerësuar se “ato janë absurde”.

Paul Manafort, shef i fushatës së Donald Trumpit, ka këmbëngul se nuk ka pasur gabim në fjalimin e saj dhe se çështja ishte “zmadhuar totalisht jashtë masës”.

Më herët është raportuar se fjalimi i bashkëshortes, Melania Trump, në Konventën Kombëtare të Partisë Republikane, ishte plagjiaturë e fjalimit të zonjës Obama nga viti 2008.

Zonja Trump tha se bashkëshorti i saj do të jetë një president gjithpërfshirës, nëse zgjedhet president i Shteteve të Bashkuara dhe do tu shërbej të gjithë amerikanëve pavarësisht nga raca, religjioni ose të ardhurat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat