Zgjedhjet në SHBA: Melania Trump “kopjon” Obamën

Amerika

Zgjedhjet në SHBA: Melania Trump “kopjon” Obamën

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 19:19
Michelle Obama dhe Melania Trump

Gruaja e Donal Trumpit, Melania, mori vëmendjen e publikut në ditën e parë të Konventës Nacionale të Republikanëve por u përball me akuzat se një pjesë e fjalimit të saj ishte i kopjuar nga Michelle Obama.

Komentatorët vërejtën ngjashmëritë me fjalimin e konventës së zonjës Obama në vitin 2008.

Në fjalimin e saj, zonja Trump e cilësoi burrin e saj si një njeri i “mëshirshëm” i cili do të “luftonte për vendin” e tij.

Por ekipi i z. Trump tha që zonja Trump ka përdorur “fjalë të përbashkëta”.

“Nuk ishte kopjim i fjalimit të Michelle Obama-së”, tha Paul Manafort, menaxher i kampanjës së Trumpit.

Ishte fjalimi i parë i saj në kampanjë dhe ajo kishte ndihmën e një ekipi që shkruan fjalime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat