Nisi përzgjedhja për Sekretarin e adhshëm të Përgjithshëm të OKB-së

Amerika

Nisi përzgjedhja për Sekretarin e adhshëm të Përgjithshëm të OKB-së

 Beqir SINA Nga Beqir SINA Më 22 korrik 2016 Në ora: 14:27
OKB

Ish kryeministri i Portugalisë  Antonio Guterres tashmë i prinë listës së kandidatëve për  Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së në Këshillin e Sigurimit, e kanë konfirmuar burimet diplomatike, që e transmeton Agjencia „AFP“. Në pozitën e dytë është ish presidenti slloven Danilo Türk.


Kandidat për të zëvëndësuar Ban Ki-moon, pos ish kryeministrit të  Portugalisë  Antonio Guterres dhe ish presidentit slloven Danilo Türk. janë: Irina Bokova (Bullgari), Helen Clark (Zelanda e Re), Christiana Figueres (Kostarikë), Natalia Gherman (Molldavi), Vuk Jeremiq (Serbi), Srgjan Kerim Maqedoni), Miroslav Lajçak (Sllovaki), Igor Llukshiq (Mali i Zi) dhe Susana Malcorra (Argjentinë) dhe Vesna Pusiq (Kroaci)

UNITED NATIONS NY : (21  Korrik 2016) - Pas diskutimeve të saj të parë - të fsheta ose si thirren ndryshe “pas dyerve të mbyllyra”, ndonjëherë, edhe zyrtare, por edhe “private”, dje, gjatë pas dites, janë mbajtur takime me 12 kandidatët, që nisën të konkurrojnë për zgjedhjen e ardhshëme të postiti të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. 

Takimi i djeshëm ishte më i fundit i mbajtur në Këshillin e Sigurimit i OKB-së, duke kryer të ashtuquajturin raundin e parë të sondazheve informale, “Sondazhi i kashtës”, ndër ata që kërkojnë një post nga më të lartë diplomatik në botë, atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, për të zvendësuar diplomatin koreano jugorë zotin Ban Ki-moon .

I cili, aktualisht është në krye të këtij posti për dy mandate( 10 vjet), dhe , është kryetari i tetë i historisë 70-vjeçare të organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

Zoti Ban Ki-moon, thuhet se mori detyrën në janar të vitit 2007 dhe do të jetë në detyrë deri në fund të qëndrimit të tij 10-vjeçare, deri më 31 dhjetor të vitit 2016. 

Në bazë të Kartës së OKB-së, zyrtari më i lartë i Organizatës së OKB -së, emërohet nga Asambleja e Përgjithshme me rekomandim të Këshillit të Sigurimit.

Duke folur me gazetarët në selinë e OKB-së sot në mëngjes, ambasadori Koro Bessho i Japonisë, e cila mban presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit, për muajin korrik, ka konfirmuar se raundi i parë i të ashtuquajturit "Sondazheve të kashtës" ishte pasuar, me indicjen që tregojë secili kandidat, duke informuar KS dhe AP, për rezultatet e tij, dhe begraundin - nëpërmjet një ulëse - përfaqësuesit të përhershëm të vendit të tij ose të saj në OKB. 

Diplomati japonez  gjithashtu vuri në dukje se ai kishte informuar për procedurën e zhvilluar, dje, edhe kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke prezantuar para tij, mënyrën e votimit që kishte ndodhur në Këshillin e Sigurimit.

Ai tha sevotoimi i djeshëm, është "Një votë tregues. Për të informuar kandidatët se kush nga ata do të qëndrojë në garë, sepse në çdo votim largohen nga gara katër të fundit e 12 kandidatëve që konkurrojnë “

Burime diplomatike nga OKB-ja kan thënë dje se dy nga 4 të larguarit e parë janë, edhe dy diplomatët nga Ballkani perendimorë, Vuk Jeremiq (Serbi), dhe Igor Llukshiq (Mali i Zi).

I ashtuquajturi - “Sondazhi i kashtës”, ose votimi i përzgjedhjes pasoi një seri takimesh me dyer të mbyllura në të cilën secili nga 12 kandidatët zyrtarë, të cilët kanë qenë të emëruar nga qeveritë e tyre, u vetë prezantuan para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe u vet deklaruan kandidat për postin e të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. 

Dje, Mr. Bessho, tha se kjo është hera e parë që Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ka mbajtur takime të tilla joformale me secilin nga kandidatët për shefin e ardhshëm të OKB-së. 

Ai ka shtuar se rezultatet e sondazheve, nuk do të bëhen publike. Ngaqë, thotë ai :”Ne do të donim për të siguruar që drejtësia dhe fshehtësia e votimit, me të vërtet  është respektuar", tha ambasadori i Japonisë Bessho.

Ambasadori i Japonisë, Koro Bessho, President i Këshillit të Sigurimit, për muajin korrik, i cili kryesojë këtë mbledhje të KS, ka sqaruar se :”Sa për ndonjë datë për raundin e dytë të votimit, ende nuk është marrë asnjë vendim. Mbasi, nuk ka asnjë afat përfundimtar për shpalljen e kandidaturës, por dikush nga kandidatët, duke pasur parasysh se ka “hedhur peshqirin e bardhë” dje - në “ring”, natyrisht duhet të largohet, ndërsa, të përzgjedhurit duhet të shkojnë përpara sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Pergjithshme të ketë kohën e duhur për të shqyrtuar kandidatin, potencial për postin e ardhshëm të Sekretarit të Përgjithshëm” shtoi ai.


Karta e OKB-së, thotë për mënyrën se si Sekretari i Përgjithshëm duhet të zgjidhet, në bazë të nenit 97, ku thuhet se kandidati "do të emërohet nga Asambleja e Përgjithshme me rekomandim të Këshillit të Sigurimit."

Në seancën e tij të parë në vitin 1946,  AP miratoi rezolutën A / RES / 1/11, duke përcaktuar që Këshilli i Sigurimit të marrë rolin udhëheqës në procesin e përzgjedhjes, dhe për këtë të bien dakord për një emër të vetëm në një takim privat, që të kalojë këtë emër më pas deri në Asamblenë e Pergjithshme, me votim një anëtar - një votë.

Nga selia e OKB në New York, bëhet e ditur se këtë vit, Asambleja e Pergjithshme, mori një rol më aktiv në procesin e përzgjedhjes, me qëllim për ta bërë atë më transparent dhe gjithëpërfshirës. Për herë të parë në histori, kandidatët janë pyetur të paraqesin kandidaturat e tyre dhe të marrin pjesë në disa prej brifingjeve joformale në AP.

Gjithashtu, së bashku me seancat joformale, kjo ka qenë hera e parë që OKB-ja ka mbajtur debatin e saj të parë ndonjëherë televiziv në nivel global trasmetuar në Programin e ditës në formatin Townhall-style në Sallën e Asamblesë së Përgjithshme, ku 10 nga 12 kandidatët e konfirmuar, u morën në pyetje nga diplomatët dhe publiku i gjerë.

 Nga burimet diplomatike në New York, gazeta Bota sot ka mësuar se Raundi i parë i votimeve për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, nuk ka qënë shumë shpresëdhënës për kandidatët që janë kandiduar për të zëvëndësuar Ban Ki-moon në postin e Sekretarit të Përgjithshëmtë OKB-së.


Mendohet se në raundin e parë të votimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, „fitore“ dhe suksesin më të madh e ka arritur ish kryeministri i Portugalisë Antonio Guterres.

Ish kryeministri i Portugalisë  Antonio Guterres tashmë i prinë listës së kandidatëve për  Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së në Këshillin e Sigurimit, e kanë konfirmuar burimet diplomatike, që e transmeton Agjencia „AFP“. Në pozitën e dytë është ish presidenti slloven Danilo Türk.

Në këto votime, secili anëtar i Këshillit të Sigurimit, mundet të deklarohet për secilin kandidat përmes tre opcioneve: „inkurajon; „nuk inkurajon“ dhe „nuk kam mendim“.

Kandidatin që do ta propozojë  Këshilli i Sigurimit Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duhet të behet i ditur deri në fillim të muajit shtator. Në rast se nuk mund të harmonizohen për një kandidat, atëhere më shumë kandidat do të paraqiten para 193 vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kandidat për të zëvëndësuar Ban Ki-moon, pos ish kryeministrit të  Portugalisë  Antonio Guterres dhe ish presidentit slloven Danilo Türk. ishin : Irina Bokova (Bullgari), Helen Clark (Zelanda e Re), Christiana Figueres (Kostarikë), Natalia Gherman (Molldavi), Vuk Jeremiq (Serbi), Srgjan Kerim Maqedoni), Miroslav Lajçak (Sllovaki), Igor Llukshiq (Mali i Zi) dhe Susana Malcorra (Argjentinë) dhe Vesna Pusiq (Kroaci).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat