Vëllai i presidentit Obama do të votojë për Trump

Amerika

Vëllai i presidentit Obama do të votojë për Trump

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 22:30
Malik dhe Donald Trump

Gjysmë vëllai i presidentit të SHBA Barack Obama, Malik ka deklaruar se tashmë është një republikan dhe në zgjedhjet e ardhshme për president do të votojë për Donald Trump.

Në një intervistë për NY Post nga Kenia, ai tha se i pëlqente Trump, “pasi ai flet nga zemra”. “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe” është një slogan i madh, u shpreh ai, duke nënvizuar se donte që të përmbushej ky mision.

“Tashmë ndihem Republikan” është shprehur gjysmë vëlllai i Obamës.

Image

 

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Trump, i cili në një postim në Twitter konfirmoi atë që tha Malik, por në të njëjtën kohë  u shpreh edhe i habitur.

“Uou, vëllai i Presidentit Obama, Malik njoftoi se do të votojë për mua. Ndoshta u trajtua keq nga Presidenti, si gjithë të tjerët”. është shprehur Trump në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat