Vëllai i Presidentit Obama kritikon Hillary Clinton: Vota ime për Trump

Amerika

Vëllai i Presidentit Obama kritikon Hillary Clinton: Vota ime për Trump

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 23:34
Malik Obama dhe Donald Trump

Megjithëse është vëllai nga babai i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Malik Obama thotë se në nëntor, ai do të votojë për Donald Trump.

Vëllai i Presidentit Barack Obama tha për gazetën The New York Post se atij i pëlqente kandidati republikan “sepse flet nga zemra” dhe se parulla e tij për t’i rikthyer madhështinë Amerikës, është shumë e gjetur. Malik Obama po ashtu kritikoi disa nga vendimet e vëllait të tij dhe ish Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, veçanërisht përpjekjet për të rrëzuar udhëheqësin e Libisë, Moammar Gadhafi në vitin 2011.

Ende mendoj se largimi i Gadhafit nuk i përmirësoi gjërat, tha ai. “Vëllai im dhe sekretarja e shtetit më zhgënjyen në këtë aspekt”, ka deklaruar Malik Obama, raporton VOA. Zonja Clinton do të marrë emërimin e partisë gjatë kuvendit në Filadelfia ndësa Presidenti Obama pritet të mbajë një fjalim në mbështetje të saj.

Në një intervistë tketër me agjencinë e lajmeve Reuters, Malik Obama tha se qëndrimi i zotit Trump kundër ardhjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara ishte i kuptueshëm, madje edhe për myslimanë si vetë ai.

“Jam mysliman, por nuk mund të kemi individë që vrasin njerëz në emër të fesë Islame”, tha ai. Presidenti Obama ka shtatë vëllezër dhe motra nga nëna dhe babai i tij. Malik, që është tre vjet më i madh se presidenti, është djali i Barack Obamës së vjetër me gruan e tij të parë.

Vëllai nga babai i presidentit jeton aktualisht në Kenia por është i regjistruar të votojë në shtetin e Merilandit, ku ka jetuar për disa vite. Ai ka thënë se do të vijë në nëntor për votuar në zgjedhjet presidenciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat