Demokratët shpërthejnë në lot gjatë fjalimit të Michelle Obamas

Amerika

Demokratët shpërthejnë në lot gjatë fjalimit të Michelle Obamas

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 10:32
Michelle Obama

Zonja e parë me ngjyrë në historinë amerikane, , Michelle Obama ka mbajtur një fjalim emocionues prej 15 minutash, gjatë të konventës nacionale të demokratëve.

Michelle Obama gjatë fjalimit të saj ka thënë se ajo zgjohet çdo mëngjes në një shtëpi e cila ishte e ndërtuar nga skllevërit, dhe shikon vajzat e saj teksa rriten dhe luajnë aty.

“Unë zgjohem çdo mëngjes në një shtëpi të ndërtuar nga skllevërit dhe shikoj vajzat e mia, dy vajza me ngjyrë të bukura dhe inteligjente, duke luajtur në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë”, tha Obama.

Duke i dhënë mbështetje kandidates republikane për president të ShBA-ve Hillary Clinton, zonja e parë e Amerikës, tha se për shkak të një gruaje si Hillary, besojnë se një grua mund të bëhet presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Dhe, për shkak të Hillaryt, vajzat e mia besojnë se një grua mund të bëhet presidente e Amerikës”, tha e emocionuar Michelle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat