Hillary Clinton bën historinë, demokratët e nominojnë për Presidente

Amerika

Hillary Clinton bën historinë, demokratët e nominojnë për Presidente

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 07:28
Hillary Clinton

Demokratja Hillary Clinton është bërë gruaja e parë në historinë e SHBA-ve që është nominuar për Presidente nga ndonjë prej partive në këtë vend. Ish-Sekretarja e Shtetit e arriti këtë pasi u numëruan të gjitha votat e delegatëve të 50 shteteve në Konventën e Demokratëve.

Në shenjë uniteti, ish-rivali i saj brenda partisë, Senatori Bernie Sanders, pasi u dëgjuan votat e 2382 delegatëve mori mikrofonin dhe kërkoi që të pezulloheshin procedurat e mëtejshme duke e deklaruar ish-Zonjën e Parë si të nominuarën e demokratëve.

Nominimi i Hillary Clinton u bë pas një dite me tensione në konventën e demokratëve, ku mbështetësit e Sanders e vësrshëllyen ish-Secretarial, ndërsa kërkuan që i preferuari i tyre të jetë i nominuari i demorkatëve.



Konventa i filloi punimet mes një skandali që detyroi kryetaren e partisë të jepte dorëheqjen si dhe në akuza për përfshirje të shërbimeve sekrete ruse në vjedhjen e email-eve të partisë që u bënë publike nga Wikileaks.

 

Image

 

Clinton mbështet “mikën e tij më të mirë” për të udhëhequr me ShBA-të

Ish presidenti amerikan Bill Clinton ka folur rreth asaj se pse gruaja e tij dhe "mikja e tij më e mirë" Hillary duhet ta drejtojë kombin amerikan.

Ai gjatë konventës Demokratike në Filadelfia , në një fjalim shumë personal, ai foli ngrohtësisht për mënyrën se si ata u takuan dhe përkushtimin e saj në shërbimin publik, shkruan BBC.

Disa orë më parë, gruaja e tij u bë gruaja e parë që do të emërohet zyrtarisht për president nga ndonjë parti e madhe amerikane.

"Dhe në qoftë se ka ndonjë nga vajzat e vogla atje të cilat qëndruan deri vonë për të më parë, më lejoni vetëm të them se unë mund të bëhem presidenti i parë grua, por njëra prej jush do të vijë pas”, ka thënë Hillary pas nominimit.

 

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat