Arrestohet një person në Rio de Janeiro pasi shprehu keqardhje për ISIS-in

Amerika

Arrestohet një person në Rio de Janeiro pasi shprehu keqardhje për ISIS-in

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 16:34
Policia braziliane

Policia braziliane në Rio de Janeiro, vend ky në të cilin do të zhvillohen lojërat olimpike, kanë arrestuar një person i cili dyshohet të ketë lidhje me grupin terrorist, pas monitorimit të aktiviteteve të tij në internet, ka thënë avokati i tij të enjten.

Avoktati Edison Ferreita, ka thënë se Chaer Kalaoun 28 vjeçar, është  kapur nga policia në shtëpinë e tij në Nova Igacu nën akuzën për shkak të një postimi online ku shprehte keqardhje për Shtetin Islamik,shkruan Reuters.

Avokati i tij ka mohuar fuqimisht akuzat, duke thënë se klienti i tij nuk kishte lidhje me ndonjë nga grupet terroriste.

Ferreira ka thënë se policia ka arrestuar Kalaoun edhe më parë për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat