Trumpi kritikon Clintonin në Twitter

Amerika

Trumpi kritikon Clintonin në Twitter

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 15:02
Donald Trump

I nominuari republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, ka lëshuar disa komente në twitter, duke kritikuar rivalen Hillary Clinton, pas adresimit të saj në konventën e partisë Demokratike në Filadefia, të enjten.

Trump tha se rivalja e tij “nuk është e përshtatshme” për ta udhëhequr SHBA-në dhe akuzoi atë për gjykim jo të drejtë.

“Askush nuk ka gjykim më të keq se Hillary Clinton – korrupsioni dhe shkatërrimi e ndjekin atë kudo që shkon”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai ka shkruar gjashtë “tweets” që kritikonin Clintonin lidhur me pikëpamjet e saj për imigrimin, sigurinë, reformën financiare dhe politikën e jashtme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat